Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga: Ajet Haxhiu

484
Sigal

Malli për ty

 

Kur më shkon mendja tek ti,

Më zgjohet nga gjumi i bukuri mall!

Zë e puth vargjet me kënaqësi,

Ti në kujtime më vjen ngadalë.

 

E marr për dore shpirtin tim,

Dhe shëtit me të në rrugët e tua!

Ai më ndjek i lumtur me gëzim,

Sikur ti vërtetë të ishe me mua..

 

Dhe kur s’më mbetet më rrugë,

Me vargjet luaj, tamam si në përrallë!

I puth kujtimet e ndezura në buzë,

Dhe e lë të lirë të mrekullueshmin mall.

 

Më vjen shumë shpesh ky mall tek unë,

Dhe më kthen në një tjetër njeri!

Prandaj dhe vargun e lë pa gjumë,

Se malli ka veç një emër: Dashuri..

 

Ç’të bëj unë?!

Ç’të bëj unë, kur ti harron dashurinë,
Ç’të bëj unë, kur më qan zemra?!
Më thuaj ç’të bëj me tënden, pabesinë,
Të numëroj lotët apo të harroj emra..

Ti s’di të dashurosh, e ndoshta për interes,
Ti luan me mua, si era luan me lulet!
I verbër mendimi, në vargje lë të mbesë,
Një thikë floriri në zemër le të ngulet..

I dua unë njerëzit, me sinqeritetin primare,
Ashtu e dua jetën, me gramë lumturie!
Po kështu dua lotin dhe zemrën bujare,
Dua gjithçka të bukur me aromë dashurie.

Nuk e dua hipokritin të fshehur mbas lulesh,
As fjalët e ëmbla që mbjellin pabesi!
Ti, ndoshta, interesit me bindje i përulesh,
Por ke harruar kuptimin e të madhes dashuri…