Sigal

“Dallgë dëshpërimi”

Ti më largohesh vetë pa shkak,

Unëndjej mall çdo ditë më shumë!

Ti shpirtit tim i ngre shpesh prag,

Unë ëndrrën befas vë në gjumë.

 

Është lojë kjo, apo kurth nervash,

Nuk e kuptoj, a ndoshta fare pak!

Mos është dilemë, çështje femrash,

Apo një zjarr pa prush, pa flakë.

 

Ti s’mundesh të ma vjedhësh shpirtin,

As sinqeritetin dhe çiltërsinë!

Por zemrës ti ja grabite flirtin,

Dhe firmose me dashje pabesinë.

 

Pastaj u zvarrite me frena dore,

Harrove ndjenjat dhe dashurinë!

Djallit ju bëre një shërbëtore,

Humbe dinjetetin dhe historinë.

 

Se jeta është vërtetë me hope,

Por dashuria asnjëherë kurresesi!

Me mirësinë time ti u ngope,

Tani mban ngrohte atë ligësi.

 

Njeriu i mirë nuk është me huqe,

Edhe nëse dallga afrohet shpesh!

Jo teë gjitha ngjyrat janë të kuqe,

Ndaj të keqen ti shpesh e ndesh.

 

Të desha, të dua, ka pak rëndësi,

Në vargje do tretet ky malli im!

Të lutem me lotin mos thur stuhi,

Se zemra do mbytet në dëshpërim.

 

“Të dashurosh një poete”

Të dashurosh një poete,

Është fat dhe stres njëkohesisht!

Shpirti të noton mbi dete,

Je i mbytur pa ujë përfundimisht.

 

Të dashurosh një poete,

Dhe mos tëputhësh buzet e saj!

Vargu loton në shtigje jete,

Dhe malli i ëmbël bëhet vaj.

 

Të dashurosh një poete,

Të vjen buzëqeshja rastësisht!

Por gjithmonë do kesh etje,

Po nuk e puthe vazhdimisht.

 

Të dashurosh një poete,

Nuk është e lehtë, të le pa gjumë!

Puthja pa not përqafon dete,

Dhe lotët rrjedhin porsi lumë.

 

Të dashurosh një poete,

Ah sa shumë që lumturohesh!

Por dhe vuajtjet janë me derte,

Dhe ti sërish do dëshpërohesh.

 

Të dashurosh një poete,

Ështe veç fat dhe marrëzi!

Puthja e saj lundron mbi dete,

Dhe pastaj vjen ulet mbi poezi…

 

“Të ndjej dashuri”

Të ndjej në puthjen e valës kaltëroshe,

Me bregun hero të vizatuar në gri!

Të ndjej në grimcat e rërës butoshe,

Dhe në të kaftën e syve, që deti sjell tek ti.

 

Të ndjej në mes qindra fytyrash,

Ku natyra pikturon imazhin tënd!

Të ndjej në çdo ylberizëm ngjyrash,

Ku fytyra jote e ëmbël zë vend.

 

Të ndjej në çdo kronometër malli,

Ku zemra numëron rrahjet me nxitim!

Të ndjej edhe pse koha për ne ndali,

Nëçdo spazëm frymëmarrje të shpirtit tim.

Të ndjej edhe pse distanca është armik,

Në vargun ku loti nuk njeh limite!

Të ndjej moj çapkëne me shpirt fisnik,

Se ti portën e zemrës me gur e godite.

 

Të ndjej ku horizonti puth qiejt pambarim,

Atje të pikturuar shikoj emrin tënd!

Të ndjej në rrugëtimin e zemrës pa kthim,

Dashuri endacake, emblemë që më çmend.

 

Nëse natën vij

Nëse natën në ëndrra të vij,

Dhe të futem ëmbël në shtrat!

Se do të dëshpërohesh këtë e di,

Por jo shumë, se vij e iki prapë.

 

Nëse të shfaqem ashtu përqafuar,

Ti shpirtin ngushëlloje, mos e ler në vetmi!

Në mes krahëve merr mallin e munguar,

Dhe shkrihu, relaksohu në të bukurën dashuri.

 

Dhe nëse të puth në ënderr pa dashje,

Ti mos u largo, lere veten të lirë!

Ndoshta emocioni do të ketë përqasje,

Në zemër të ëndrrës do ndjehesh më mirë…

 

Por nëse trupi do te kërkoj dashurinë,

Ti thërrite zemrën, ajo flet me zotin!

Dhuroji  jetës deshirat dhe mirësinë,

Që të vetmuar ta lesh më mirë lotin…

 

 Loti mbi dallgë

Ah ç’muzikë të ëmbël me sjell kjo mbrëmje,

Muzikën e mallit të detit inatqarë!

Sikur ta dija se do ndjeja kaq dhembje,

Atë këngë mbi rërë s’do e kisha shpërndarë.

 

Dhe me melodinë e shpirtit të mbetur atje,

Sërish do kompozoja një tjetër serenatë!

Kur rëra lozonjare të ishte kthyer në dhe,

Me mallin e plagosur do kuvendoja gjatë.

 

Hëna lajkatare do më buzëqeshte pa shkak,

Me lotin tim tëmbetur tutje në det!

Unë me yjet shumë shpejt do merrja hak,

Kur telat e trishtimit të mos kishin jetë.

 

Ti ike me dallgët nën tingujt zhurmëshumë,

Më le si dhuratë vetëm një buzëqeshje,

I copëtuar, i vrarë do mbytesha unë,

Tek loti mbi dallgë që aq shumë e deshe..