Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga: Agim Jazaj

635
Sigal

 Muzë djaloshare

 

Vajzë e bukur e Shullërit,

Shkon e më bën isharet,

Avitu të prek një çikë,

Se nuk do bëhet qamet!

Buzët mbuluar në ar,

Fytyra me plot lezet,

Lum kush do jetë ai djalë,

Ty do të ketë kismet!

 

Shtati me dorë i selitur,

Duke tundur cullufet,

O ylli nga qiell’i zbritur,

Çelur në të gjitha senetë!

 

Në pikën e lotit…

 

Ti je në pikën e lotit,

Futur në vargun e këngës,

Ditë e natë i lutem Zotit,

Ti më jep gjakun e zemrës!

Je në psherëtimat e shpirtit,

Shëtit në honet e hënës,

Dielli më i mirë i vitit,

Shëmbëllen me sytë e nënës!

 

Je burimi ku ve buzët,

Aty shuaj etjen e vapës,

Engjëlli që rrëfen udhët,

Hëna që i jep dritë natës!

 

Nënë me daltë e gdhendur,

Shpirt’i larë me uji bore,

Goja kurrë nuk ka nëmur,

E stolisur; Engjëllore!

 

Burimi ku shuaj buzët,

Tempulli i dashurisë,

Engjëlli që rrëfen udhët

Në Altar të dashurisë!

 

Shpirti i skalitur me daltë,

Edhe ti e ke një brengë,

Shumë vuan shpirt’i artë,

Njeri-tjetrin mbajnë peng!

 

Nëpër rrugët e mërgimit,

Pres nga larg të dëgjoj zërin,

I këndojë kanarinës,

Ajo më rrëmben të tërin!