Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Agim Bajrami

522
Sigal

Agim Bajrami

Përse?

Po pse më thua e vendosur,
Se veç në ëndërr do më shikosh?
Avionët venë e vijnë pasosur
Dhe çdo traget ka vende bosh.

Mos e ke fjalën për ca gardhe
Qe ne na ndajnë sot e kaq vjet?
Shembi, të lutem, janë prej fjale
Mbretëreshë e vetes je ti vetë.

Jo jo, aspak ti mos më thuaj
Që asnjë rrugë tek unë s’të sjell
N’kujtesën time s’je e huaj
Dhe unë kujtesën s’mund ta vjell.
Ke hyrë atje dhe s’del dot kurrë
“Kujtesa shpesh me burgjet ngjan”
Me derë çeliku dhe me mur
Dhe sytë e zemrës si gardian.
Ti veç si trup qëndron larg meje
Por kjo tek unë asgjë s’ndryshon
Dhe dielli fshihet mbas një reje
Por prapë do ndrijë, shpejt apo vonë
Ndaj s’kam arsye të pranoj,
Se më s ‘do shihemi në botë
Ti këtë e thua veç me gojë
Se zemra, zemra s’mund ta thotë
Ajo rreh krahët si dallëndyshe
(Ngurrimin tënd nuk e ka hak)
E di më pas do thuash ndryshe
Ja, sa të të bjerë inati pak!