Suplementi Pena Shqiptare/ Pëllumb Ahmeti: Puthjen më nise

860
Sigal

Pëllumb Ahmeti

Puthjen më nise

Puthjen më nise
dritares dola ta prisja
erën e mblodha
të gjithë në një rrjetë
ngadalë me merak
fillova ta zgjidhja
shtrydh e shtrydh
s’kish puthje në rrjet.

Ndal, mos e nis
i thirra prej bregut
dhe era përplaset
me flokët në ballë
puthja me erën
me zërin e mekur
shkëputen nga buza
dhe derdhen si llavë.

E kapa puthjen
pa dalë nga buza
flokun e gjatë
shpejt thura litarë
me të lidha erën
pse mu tremb puthja?
eh,buza mishtake
të digjte si zjarr.