Suplementi Pena Shqiptare, Nesër do të lexoni/ Pandeli Bardhi: Ditëlindja e parë, ditëvdekje, kurrë..!

746
Nga Pandeli Bardhi 
Dritëro Agolli, hyn në rangun e atyre njerëzve të mëdhenj, që nuk kanë ditë vdekjeje. Edhe më shumë për këtë të vërtetë, u bindën të gjithë gjatë festimit të ditëlindjes së tij të parë postum, ditëlindje që do të kujtohet për shekuj me radhë më datën 13 Tetor. Nuk kanë kaluar veçse tetë muaj kur ai u nda fizikisht nga jeta, dhe ja përsëri,erdhi edhe më madhështor se atëherë kur ishte gjallë. Sa më shumë 13 Tetor të tjerë të kalojnë Dritëro Agolli, do të vijë edhe më madhështor. Ai, është si malet që sa më shumë i largohesh, aq më madhështor duket… Sikur edhe në ditën më të keqe të mendimeve të jem, kur vjen puna të shkruaj për Dritëroin shkrimtarin, poetin publicistin e filozofin, si pa e kuptuar as vetë, mendimet vijnë vrullshëm e “ngatërrohen” me njëri tjetrin pa qëndruar në radhë!. Sa thellë Dritëroi ka depërtuar në zëmrat e të rinjve e të rejave, të të gjitha moshave, pa dallim, jo vetëm të devollinjve. Në këtë ditëlindje të parë të tij, ishin të shumtë të rinjtë e të rejat, krijues të shumtë “Dritëro” të vegjël, shkuan ta “takojnë” nga afër, në fshatin e tij Menkulas.. Ka ardhur edhe mjeku në pension, Vexhi Subashi, shoku i tij i klasës për shtatë vitet e shkollës shtatëvjeçare. Tek bisedon me Vexhiun, ai emocionohet. “Për tërë jetën, nuk u ndamë asnjëherë me Dritëroin, thotë ai. Në Menkulas, ai, ka patur të afërmit e mi dhe më i afërti prej tyre ka qenë Dritëroi. “Këtej e tutje, do të vij edhe më shpesh, me gjithë vitet që kam mbi supe. Do të vij të “takohem” me Dritëroin. Unë, isha Mjek, por ai ka qenë “Doktor”. Ai ishte “ilaçi”….
Për më tepër nesër në gazetën “Telegraf”…
Sigal