Suplementi Pena Shqiptare/ Nesër do të lexoni: Naum Veqilharxhi ideologu i Rilindjes Kombëtare Shqiptare

990
Naum Veqilharxhi (1767 – 1846) ishte ideologu i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, mendimtar i shquar iluminist e veprimtar i shkollës shqipe. Shqiptari i parë sipas dokumenteve personale zyrtare. Naum Bredhi Veqilharxhi lindi në fshatin Vithkuq të rrethit të Korçës, më datën 6 dhjetor 1767. Kjo zonë gjendet shumë pranë qendrës mesjetare të kulturës në Voskopojë.Vajzat e tij quheshin Saranda, Miranda dhe Luljeta. Në vitin 1800, familja Veqilharxhi braktisi Vithkuqin, për shkak të dyndjeve të turqve dhe ashpërsimit të procesit të myslimanizmit (1800-1823). Duke qenë ortodoks dhe me lidhje patriotike, babai i Naumit, Panajot Bredhi Veqilharxhi, zgjodhi si destinacion njërën prej principatave rumune…
Për më tepër nesër në gazetën “Telegraf”…
Sigal