Suplementi Pena Shqiptare, Nesër do të lexoni/ Gëzim Loka: Kanuni, petku i shqyer keq i traditës!

479
Nga Gëzim Loka
Ajo që dëgjojmë dhe shohim sot nëpër kronikat e trishta televizive, për familje të tëra të ngujuara në veri të vendit, nga frika e gjakmarrjes, përfshirë këtu dhe gra e fëmijë, është një kambanë alarmi për vetëdijen e topitur qytetare dhe shoqërore. Kjo kambanë bie për shtetin, për institucionet, për ligjin e neglizhuar, për drejtësinë e korruptuar, për mungesën e progresistëve dhe idealistëve. Arketipi i keqbërjes dhe krimit, si pasojë e devijimeve dhe çrregullimeve të personalitetit, kushtëzohet nga shumë faktorë, qofshin socialë, kulturorë, ekonomikë, gjenetikë e të tjerë, qofshin të lindura në rrethana të kushtëzuara në faza të caktuara të jetës së njeriut. Por hakmarrja dhe gjakmarrja, si produkt kolektiv i një shoqërie, e kushtëzuar nga Kanuni dhe e ligjëruar në mbijetesën e maleve tona, ka të bëjë me mungesën e gjatë të shtetit në shoqërinë shqiptare. Kjo mungesë është ezauruar me anë të Kanunit të Lekë Dukagjinit, Kanunit të Skënderbeut, Kanunit të Dibrës, Kanunit të Papa Zhulit (në disa treva të jugut të vendit) si dhe disa lloj ligjësish të mishëruara në besëlidhje, karare e itifaqe, që kanë rregulluar ….
Për më tepër nesër në gazetën “Telegraf”…