Suplementi Pena Shqiptare/ Nebi Dragoti: Sekondi dhe minuti

714
Ta lemë gjininë e këtyre dy emrave. Janë të gjinisë mashkullore, a janë të gjinisë femërore. Që të jetë e lirë gjuha e folur dhe e shkruar për këto apo për këta emra. Le të themi edhe sekonda,edhe minuta. Asgjë, asgjë nuk na prish punë. Po, duhet, të konceptosh ç’ vepër sjellin, kjo është çështja. 

–Mos lejo që vepra e sekondes të dalw para veprës së minutës, – foli ai që e kishte pësuar keq nga sekondi. Vazhdoi:

-Pesë vjet heqje lirie për plagosje, se qesh i nxehur dhe, ashtu i nxehur e humba toruan dhe, për një sekondë, me sfurk i theva brinjën komshiut… kot fare, se më ofendoi nga fisi,- po sqaronte i ish-i dënuari që sapo ishte liruar. Nga kjo m’u dha rasti për të hedhur në letër këtë tregim, që për nga rëndësia, është filozofi për jetën dhe ka vlera njerëzore. 

Pra, ç’është sekondi/a e ç’bën minuti si vepër? Kjo ka rëndësi.. Vepra që sjell sekondi/a është krim. Është, krim sepse nuk gjykohet, sepse ka në vetvete shfrim inatçor, humbje gjykimi, errje shikimi, pra, fët e fët bën krim.. Minuti/a, ( gjykim në kohë një minutësh), ndryshon situatën, përmbys veprën e sekondit, nuk bëhet krimi. Jepi vetes një minutë kohë të gjykosh dhe largo për çka bën sekondi. Asgjë nuk të kushton dhe ky minut është flori e kaluar floririt. Një minutë kohë të qetëson llogjikën për të marrë vendimin e duhur pa dëmtuar dhe pa u dëmtuar edhe vetë… Sekondi dhe minuti janë vëllezër, …por sekonda dhe minuta janë edhe motra. Për këtë fillova të qesh. Mos e lejoni sekondin që të veprojë. Qeshni edhe ju, kur të gjykoni në një minutësh që të mos ketë shoqëria ekstremitete…Duhet maturi burrërie!


Sigal