Suplementi Pena Shqiptare/ Nebi Dragoti: Buka

628
Sigal

Mos e hidh bukën në rrugë, në kosh,

as edhe një kafshatë mos shpërdoro ti,

se përlotur e kam vlerësuar në rini,

prapë më shtyu kështu të vjershëroj dhe sot.

 

Të vjen buka në tavolinë,

të vjen me sa djersë e mund…

Në fushë është dashur sa shumë punë

dhe për të ardhur është dashur shumë rrugë.

 

Në kazanë e mbledhin të skamur,

duar fëmijësh zgjaten të mpirë;

sikur edhe një thërrime buke mos të flakësh,

se të shtrëngon e të zë fytin si mallkim.

 

Buka e florinjtë ushqen jetën,

buka jep vitalitet, ka premisë,

buka është energjia e njeriut,

bukës edhe një kore mos i hidh!