Suplementi Pena Shqiptare/ Ndahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë/ Tom Kuka fiton çmimin e romanit më të mirë me “Gurët e Vetmisë”

521
Sigal

Ditën e djeshme u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2018 në ambientet e Hotel “Plaza”, salla “Queen Geraldine A”.E pranishme në këtë event të rëndësishëm të letërsisë ishte edhe ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Pas një pune disa mujore, juria shpalli fituesit e çmimeve për romanin më të mirë,  përmbledhjen me tregime, vëllimin poetik, veprën më të mirë eseistike, krijimtarinë letrare për fëmijë e të rinj dhe përkthimin nga gjuha e huaj.

  • Romani më i mirë u shpall libri me titull “Gurët e Vetmisë”, me autor Tom Kuka (Enkel Demi)
  • Tregimi më i mirë u shpall “Për shkak të vajzave nga Parisi”, me autor Roland Gjoza
  • Libri poetik më i mirë u shpall “Havzi Nela, Vepra e Plotë” me botues Rexhep Shahu
  • -Vepra eseistike me e mirë u shpall “Kur sunduesit grinden” me autor Isamil Kadare
  • -Letërsia për fëmijë dhe të rinj u shpall libri “Pika trëndafil”, me autore Mimoza Hafizin
  • -Përkthimi më i mirë u shpall vepra e Linda Maria Baros,  me librin “Shtëpia me Brisqe Rroje”, me përkthim të Luan Topçiut.