Suplementi Pena shqiptare/Namik Dokle-Dashuria…

627
Sigal

“ZOTI, mor bir, na ka dhënë këtë vend, se ndoshta nuk kishte tjetër. Gurë dhe dashuri po ju jap, na tha. Gurët na kanë mbetur, dashuria
po na humbet si ujët në zhurinë. Po na e pështyjnë lakuriqët e natës, ata me krahë shqiponje, por me turinj prej miu. E ç’ju prish punë
dashuria? Dashuria është e bukur, gurgullon e të shuan etjen, ndriçon e të çel udhën, lulëzon e të sjell gëzimin, një gëzim që asgjë tjetër
nuk ta jep. A e di ti, profesor, se ç’kanë bërë tri vajza të kësaj ane për dashurinë?…Kanë zbritur hënën në tokë dhe kanë kërcyer me të,
ndoshta kishin rënë në dashuri me yjet, e beson?…Nuk i ndaloi dot as nata, as qielli, e zbriten dhe kërcyen vallen më të bukur të botës
për djemtë që dashuronin… Ku guxonin atëherë lakuriqët e natës t’i ndalonin? As nata vetë e jo më lakuriqët e saj…”

( Nga romani im i fundit: “Ditët e lakuriqëve të natës”)