Suplementi Pena Shqiptare/ Mujo Ulqinaku: “Heroi që i rezistoi pushtimit Italian”

2073
Idriz PASHA

Mujo Ulqinaku, heroi shqiptar që rezistoi kundër pushtimit italian të Shqipërisë
E premtja e zezë për Shqipërinë, pushohet nga Italia Fashiste 
Me 7 Prill 1939 ra heroikisht Mujo Cakuli (Ulqinjaku), dëshmorë i parë Shqiptar i luftës së dytë botërore, gjatë rezistencës të pushtimit Italian. Ish të burgosurit ne burgun e Durrësit për vepra të ndryshme ata tregojnë: Me 6 Prill 1939 vjen brenda ne burg Mujo Ulqinaku bashke me togerin Stefan Goda, ata na përshëndesin me ngrohtësi dhe pastaj na pyetën: “A e doni Shqipërinë?”

– Po, i thamë njëzëri. 
-Epo Atdheu është në rrezik foli Mujo, nesër italianët sulen të pushtojnë vendin tonë. Ne kemi marrë një vendim, të luftojmë kundër Fashizmit, a vini edhe ju me ne? 
-Po, i thamë njëzëri, gati jemi, po me se të luftojmë pyeten një herësh 

Ali Kurt Koleci e Riza Bushi ne jemi të burgosur s’kemi armë? Mos u merakosni, tha Togeri masat i kemi marrë, do t’u japim pushkë e fishek dhe bomba dore, ndaj vishuni mirë me ç’të keni dhe hani ushqimin që dispononi, për gjithë natën do të zëmë pritë. Kështu vepruam morëm pushkët i shtrënguam fort në gjoks se na kishte marrë malli për armë. Lidhem besën më njëri tjetrin të gjithë për të luftuar. Në të burgosurit zgjodhëm komandant njësiti Ali Kurt Koleci nga Mati. Me ne u bashkuan 30 marinarë e 100 vullnetarë dhe zumë pritë bregut detit siç na porositën, këta të dy Mujo Ulqinjaku e Toger Stefani. Mbanin në dorë gati për qitje nga një mitroloz “Fiat”. Të gjithë ishin në për istikame, në orën 5 duke zbardhur dita u dukën forcat italiane në Anije luftarake të shoqëruara si re të zeza avionët luftarakë italianë. Mbasi u afruan në rrezen e veprimit të armëve tona u dha urdhri, zjarr. Italianët që nuk e prisnin një sulm të tillë filluan të tërhiqen por pas një gjysmë ore na u kundër përgjigjën me të gjitha mjetet të rënda e të lehta dhe me aviacionin luftarak, luftëtarët tanë nuk e ndërprenë luftën sidomos dy mitrolozët e Mujos e Togerit po edhe neve shënjestruam dhe mbeten qindra italianë të vrarë. Pas tri orë luftimesh të ashpra forcave tona iu mbaruan fishekët. Pabesia ishte vrastare. në vend të fishekëve na erdhën kamioni me arka me sapun!? Armët tona heshtën, italianët mësynë si miza dheu dhe zbritën portin tonë duke hedhur bomba tymuese. Mujo u ngrit në këmbë dhe u hodh me trup mbi to dhe me bomba dore vrau disa italianë – Dikush i foli ne emër që të dorëzohet, por ai si bishë u përlesh me ta deri sa një plumb e mori në gjoks. Mujo ra i shtrirë mbi trupat italianë të vrarë me mitralozin e tij të pranishmit luftëtaret tanë përmes plumbave armiq arritëm e morëm trupin e Mujos që të mos e shkelnin pushtuesit dhe më pas u tërhoqën se ishim pa municion! Nga 14 të burgosurit që luftuan përkrah Mujos e Togerit shumica ishin Matjanë: Ali Kurt Koleci, Sul Koleci nga Lami Madh i Matit. Baftjar Pasha nga Gjocajt e Matit, Riza Bushi, Dem Luli nga Macukulli I Matit Imerr Vokrri. Nga Daci Lamit Madh, Zenel Xheka nga Dugagjini Mat, ndërsa Shkurt Marku, Gjok Lleshi, Nikoll Gjok Mikeli, Gjok Nue Bardhoku nga Mirdita, Medi Dardha nga Dibra, Zef Rozhani e Ren Leci nga Lezha. Të gjithë këta trima me vendim të Presidiumit të Kuvendit Popullor u dekoruan me urdhrin e trimërisë. 

Mujo Ulqinjaku ushtaraku që mbaroi akademinë ushtarake në Itali la tri djem. Një djalë Hamitin, i cili u bë aviator dhe dy djemtë e tjerë, Ismailin 6 vjeç dhe Samiun 3 vjeç. Mujo e kishte porositur të shoqen, Havanë t’ia ruante dhe edukonte fëmijët dhe si kujtim i la kujtim unazën e vet, kur bashkë me Dull Rrucin edhe ky ulqinjak u nisëm bashkë më 6 Prill nga ku Mujo s’u kthye më. Lajmin e kobshëm e pruri Dulla. Familja shpalli mortin për djalin e vet, Mujon dhe për gjithë shqiptarët që ranë në luftë në rezistencë kundër pushtuesve italianë. Të gjithë këta pjesëmarës në këtë rrezistencë nuk jetojn më, vetëm kujtimi dhe vepra e tyre patriotike nuk harrohet kurrë.
Jeta
Mujo Ulqinaku (i lindur Mujo Cakuli; 1896 – 7 prill 1939) ishte oficer shqiptar i Ushtrisë Mbretërore Shqiptare, i njohur për rezistencën e tij më 7 prill 1939 ndaj forcave italiane gjatë pushtimit italian të Shqipërisë, ku ra dëshmor dhe pas vdekjes u emërua Hero i Popullit. Lindi më 1896 në Ulqin në familjen e një detari të varfër. Që në moshë të vogël hyri muço (ndihmës detar) dhe më vonë punoi si detar në Shkodër e në Lezhë. Si nënoficer në një nënrepart të marinës në Durrës, ditën e agresionit fashist italian kundër Shqipërisë u vu menjëherë në krye të detarëve të braktisur nga oficerët tradhtarë dhe organizoi me ta e me vullnetarë të tjerë qëndresën e armatosur në portin e Durrësit. Mujo Ulqinaku luftoi me trimëri e guxim të rrallë, duke vrarë e plagosur dhjetëra fashistë. Ra në luftim të pabarabartë në mbrojtje të atdheut më 7 prill 1939, duke u bërë shembull i lartë patriotizmi e atdhedashurie. Pas luftës, Mujo Ulqinakut i kushtohet busti i vendosur pranë kullës së kalasë së Durrësit. Emrin e tij e mbajnë një shkollë në Durrës, një rrugë në Tiranë e një në Fier, dhe që nga viti 2005 me vendimin e Kuvendit Komunal një rrugë në Ulqin mbart emrin etij, në vend të emrit Ivan Milutinoviq, si dhe një rrugë në Prishtinë. Në vitin 1979 në Kinostudion Shqipëria e Re u filmua dokumentari Lufton Mujo Ulqinaku, i cili flet për mbrojtjen e tij të Durrësit. Emrin e tij e mbajtën edhe disa anije.
Sigal