Suplementi Pena Shqiptare/ Muhamet Derri: Në kërkim të një jete

538
Sigal

Ku je, ku je britmë, shpërndahet nga honinë hon,

Është thirrja e nënës,që fëmijët e saj kërkon.

Asaj ju shpërndanë nëpër botë në tërë kontinentet,

Plot dhimbje nëna e shkretë në pritje po tretet.

 

-Ku je?-thërret motra për vëllain,diku të degdisur,

që u nis në mesnatë,kur faqja si kish dirsur.

-Ku je thërret ajo qëëndrrat e fjetura i trazoi.

Që turma barkëtharë nuk dihet ku e çoi.

 

Në një kortragjik të gjithë thërrasin,

çirren , lebetiten sa ndjenjat shpesh humbasin.

Gjithçka e bën rrëmujë një zile telefoni,

Që mund t’u thotë nuk është më,mos e kërkoni!

 

Një tjetër mund t’u thotë s ’ e dimë,s ’ e kemi parë,

Jeten e ka dhënë në kufi,tek grindej me ushtar ë …

Në një natë sterrë të zezë dallga na e përpriu,

Në një shpellë maj ë nj ë mali e pam ë se si ngriu’

 

Ku jeni ju,një komb kërkon bijtë e vet,

Që u shitën nëpër bot’ si skllevrit në mesjetë.

Këtë thirrje e bëjnë dhe hipokritët , pushtetarët,

Që pazaret më të ndyra i bëjnë me të vrarët.

 

Oh,se çdo shqiptar i vrarë e ka Brenda njëçek,

mjaftonqë ta ketë vrarë një serb,apo grek ,

Për të vrar ë një shqiptar kollaj gjendet shkak,

mjafton të tund flamurin dhe mbytet krejt në gjak.

 

Për një mësues që vrau kam shkruar një poemë,

Disa botues të mi mbet ë n gjatë në dilemë.

Gjykata kish vendosur,e d ë noi kriminelin,

E një poet thënka se ligjin po e shkelin’,

 

Revolta ime është e drejtë dhe ngrihet në ekstazë,

Gjykatës,prokurorë, i quan vetëm se shtazë.

Në asnjë vend të botës mësuesinxënësin s ’ e vretë,

Vrasësit,ata që me zjarre hekur erdhën në pushtet.

Lexoi këto vargje të mbushur plot revoltë,

Po deshe vehten mbaje e mos i shko në mort.

Asaj nëne shamizez ë , i therën djalin kërthi,

Se e deshi përmbi jetë FLAMURIN SHQIPËRI