Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Çobo: Ne gratë, Eva tunduese dhe mëkatare

646
Sigal

Ne gratë, Penelopa ,Kleopatra,Helena dhe Eva,
kemi llavën më të nxehtë se vullkani Etna,
jemi flaka misterioze që ndez ndjenjat e çdo burri,
jemi joshëse ,dehëse deri në heqje truri.

Ne gratë , Eva tunduese dhe mëkatare të globit,
jemi dhimbja e Shën Marisë,në pikën e lotit,
drithërima e dashurisë,që thërrmon zemrën e gurit,
helmi i nepërkës mbi buzën e burrit.

Ne gratë,Eva i duam me shpirt burrat e furishëm,
burrat inteligjentë e të guximshëm,
i tërheqim butësisht në kurthin magjik të dashurisë,
të pijnë ambrozion perëndie në sisë.

Ne gratë, Eva s’e njohim frikën kur burrat dashurojmë ,
kur buzën puthim deri sa u ndalet fryma ,
kur neuronet e trurit me rigëtima pushtojmë,
kur shpirtin ua shtrydhim me psherëtima.

Ne gratë,Eva të vrasim me pambuk kur s’të dëshirojmë,
bëhemi shushunja të etura për limfë të ngrohtë.
Oh,ne gratë viktima të meshkujve me muskuj të fortë,
në çengelin e ftohtë të kohës veten ndëshkojmë !

Ne,Evat emblematike që kërkojmë dritën e dashurisë,
guackën e vetmisë thyejmë si arrë me gjinj,
vjelim butësisht afshet që shtojnë urinë e dëlirësisë,
lutemi për dashurinë të mos ketë mjegullimë.

Ne,Evat i buzëqeshim vdekjes kur sjellim krijesa në tokë,
në Luginën e Vdekjes rrënjët e jetës forcojmë,
dhimbjet që durojmë ne,as një burrë s’mund t’i durojë,
jemi rrapi shekullor me foshnje në gjoks.

Ne gratë, Eva tunduese dhe mëkatare të globit,
jemi një nga fytyrat e dashurisë së Zotit,
muzgu i largët parahistorik,me aureolë dashurie,
gurgullimë e ëmbël,me muzë perëndie.