Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Çobo: Muhaxhiri

494
Sigal

Muhaxhir shpirtvrarë nëpër botë kam ikur,
kam qarë si fëmijë, nga streha në strehë,
shpresa rrinte strukur, kur shikoja yjet fikur,
pak ngrohtësi i kërkova botës ndonjëherë.

Një natë dimri gjeta një mjeran të braktisur,
nën pallton e vjetër e mbajta ditëve me shi,
se më hodhi pak paqe, mbi shpirtin e grisur,
me rrezen e miqësisë, shkriu akullin në gji.

Udhës së huaj s’e do kush plakun e fishkur,
as veshjen time s’e shohin me sy të mirë,
atje ku më përshëndet dhe shpendi në të ikur,
s’më bën përshtypje kur më thërrasin, muhaxhir.