Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Çobo: Mbret i Zemrës Sime

119

Lërmë të puth syrin që më dogji mua,
syrin që më kurorëzoi zanë në rrëfenjë,
lërmë të futem vajzë,prej tij të dalë grua,
lotëkripuri epsharak pjalm të rrëkëllej.

Prej andej do bredh trurin duke kënduar,
më lejo të kundroj ç’fsheh në hemisferë,
aty mendjeprishura që më tradhtoi mua,
ka pushtuar neuronet e fle si mëshqerrë.

Lërmë të ndiejë flladin ku frymon djalëria,
flladin që tund gjirit zambakun e korijes,
lermë të bredh syrin që pikturoi kaltërsia,
tek qesh valës djaloshare shafran Indie.

Më lër të ulem fronit mbi rrudhën imcake,
të shoh si mbin bima e parajsës pa breng,
vetëm një çast të ndiejë gushën mishtake,
që buzëve përkundet e loz, si të jem breg.

Nëse ti më fton,të derdh afshin ku të mund,
buzëve qetësisht t’u thith kroin smeraldeve,
manushaqe të paçelur duarve më përkund,
zemrën flladitma me flladin e zemrës tënde.