Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Çobo: Kur pranë më vjen…

612
Sigal

Kur pranë më vjen…

e me një puthje më ngjit në qiell,
reve kacavirrem, si të jem dredhkë,
dredhkë përdridhem mbi rreze a diell,
e rrezja ma kthen buzën në pjeshkë!

 

Dhe shijoj puthjen, si kurrë ndonjëherë,
kur buzës derdhet e rrjedh si verë,
e bëhem foshnje, fëmijë bëhem përherë,
bëhem femër, shpupuritur nëpër erë.

 

E ndiej kur shket, edhe kur rrëshqet,
kur shket, rrëshqet dhe buzën djeg,
kur fshihet bregut dhe më rrëqeth,
me një mornicë ndjenjat m’i ngjeth.

 

E me një puthje a përkëdhelje afsh,
gënjehem kur zhvesh gjirin mëndafsh,
dhe në u bëfsha një hënëz e zjarrtë,
lidhmë me puthje, të ndrij sa më gjatë!

 

E lidhmë, e digjmë pas buzës çdo natë.
Ç’të keqe ka, nëse më lidh pa inat,
nëse buza-buzës i buzëqesh ngadalë,
puthja rrëshqet gjithë jetën si valë!