Suplementi Pena Shqiptare/ Çmimet Kult 2017

Çmimet Kult 2017/ Zbuloni surprizat që rezervon mbrëmja më e bukur e artit shqiptar

Një Mbrëmje Gala unike do të jetë ajo e Çmimeve Kult 2017. E marta e 14 nëntorit do të sjellë plot surpriza për të gjithë të ftuarit dhe teleshikuesit, duke e kompletuar mbrëmjen e artit shqiptar. Do të ketë spektakël të paharrueshëm, nga artistë të pakonkurrueshëm në tregun muzikor. Dren Abazi, i cili njihet për stilin e tij të të kënduarit, do të jetë njëri prej të ftuarve që do të ngrejë në këmbë publikun e Çmimeve Kult. E sigurisht një mbrëmjeje si kjo nuk mund t’i mungonte mexosopranoja me zërin e saj të mrekullueshëm, Vikena Kamenica e cila gjithashtu do të jetë gjithashtu e ftuar speciale në edicionin e 13-të të Çmimeve Kult. Ajo njihet si këngëtarja me shtrirjen më të gjerë në muzikë, për shkak të rrymave të ndryshme muzikore që zgjedh të këndojë. Nuk mund t'i mungonte Mbrëmjes Gala, një prej grupeve muzikore, që me origjinalitetin e tij sjell gjithmonë emocion në publik. Bëhet fjalë për Keli Band. Ndërkohë mos harroni që emrat më të spikatur dhe më elitarë, krijues dhe interpretues, shkrimtarë dhe përkthyes, regjisorë dhe aktorë, këngëtarë dhe muzikantë, balerinë dhe instrumentistë, artistë pamor, gazetarë dhe figura të ekranit do të përshkojnë tapetin e kuq të Çmimeve Kult. Janë 60-të artistë të nominuar, për 10 Çmime të mëdha, dy Çmime Speciale dhe dy Çmime Nderi.Mbrëmja gala e cila do të mbahet në Sallën e Eventeve pranë Katedrales Ortodokse fillon në orën 20:15, dhe transmetohet LIVE në televizionin kombëtar Klan Plus.