Suplementi Pena Shqiptare/ Mbi librin me poezi “Zili do ta kisha dhe një murg” të autorit Ilirjan Hekuran Zhiti

614
ÇELIK PETRITI
Ka dalë nga shtypi libri im me poezi “Zili do ta kisha dhe një murg” me vjersha , poema dhe mendime të lira të autorit Ilirjan Zhiti. Poezitë shkruar në periudhat 1985-1986 dhe 2015-2016. Ja si shprehet autori për librin e tij : “ Poezitë i kam shkruar për të shprehur ndjenjat dhe revoltën time dhe asnjëherë s`kisha menduar për botim që emri të vendosej mbi një copë karton, por falë mrekullisë facebook ku shihja që shumë persona hidhnin poezi a mendime të ndryshme hodha dhe unë ndonjë poezi të shkruar në periudhën e Diktaturës në vitet 1985-1986. Për shkak të rrezikut që përbënin poezitë në atë kohë, ia pata lexuar vetëm babait tim dhe mikut tim besnik dhe të talentuar Petrit Qalliu me të cilin punoja bashkë në bujqësi në Lushnjë. Ishin këto hedhje në facebook që më inkurajuan për të menduar për botimin e tyre. Shikoja shumë vlerësime pozitive, por që shpesh me bënin të dyshoja për saktësinë e tyre kur lexoja dhjetëra poezi të hedhura dhe dëgjoja vlerësime të egzagjeruara, si e bukur, s`ka më bukur, gjeniale etj, dhe mendoja se ndoshta dhe vlerësimet ndaj meje vinin si rezultat i dashamirësisë së miqve dhe se nuk të kritikon njeri kollaj . Nxitjen më të madhe për t`i mbledhur ma dha miku im i ushtrisë dhe i mëvonshëm Ilia Ballauri, një dijetar dhe linguist, përkthyes i talentuar i aftë, ka përkthyer “Iliadën” dhe “Odisenë “ vepra të Homerit etj, ka bërë botime në nivele të larta shkencore, i denjë për çdo akademi të Botës, vetëm në Shqipëri jo. Kur i lexoi poezitë me tha, – Ilir pse nuk i boton ?! – Nuk e kam menduar ndonjëherë , ndoshta jam skeptik se mund shkruhen poezi të mira që t`i lexojnë të tjerët dhe t`u mbetet diçka në kokë dhe shpirt. – Ilir, bën shumë gabim, e para mohon një pjesë të jetës tënde, e dyta i mohon lexuesve të lexojnë një poet të vërtetë ndryshe nga të tjerët dhe e fundit ke vlera të spikatura. – Mendon vërtet kështu, i thashë. – Pa tjeter. Duke pasur besim në ndershmërinë dhe aftësitë e tij, vendosa t`i kushtohem botimit të një libri me poezi etj. Që më shumë për mua kanë vlerën e një testamenti shpirtëror . Falënderoj në mënyrë të veçantë dhe vellain tim Shpëtimin, pa inkurajimin dhe mbështetjen e tij, zor se do të mundja ta botoja këtë libër. Për ta kompletuar, shkruajta edhe disa tema që i kisha në vetëdijen time dhe s`i kisha zhvilluar . Këtyre iu shtova dhe disa mendime të lira, ku 66 të parat i shkrova në Kosovë në shtëpinë e poetit të talentuar Hajrulla Buzani, të cilat në mënyrë që edhe tani s`e kuptoj si më erdhën në tru dhe i shkrova pas orës 3 të natës për rreth 2 orë e gjysmë. Pastaj hodha dhe të tjera e m`u bënë mbi treqind, ndonëse s`kisha menduar kurrë të shkruaja nga këto mendime të lira. Shtytje ndonjëherë bëhen edhe vlerësimet negative, që më shpesh të dekurajojnë, por mua m`u kthye në sfidë .Vjershat dhe mendimet janë pjesë e qënies tende, janë diçka nga përkohshmëria e jetës tënde, kur ato besnikërisht kanë mundur të shprehin ndjenjat dhe mendimet e tua. Para se ta mbyll falënderoj mikun tim, poetin Çelik Petriti për redaktimin e saktë të poezive të mia, botuesin aq njerëzor Fatos Vllamasi, recensentin, poetin e talentuar Ermir Nika, duke e falënderuar për disa vërejtje të vlefshme, piktorin në kopertinë Leonard Voci dhe grafisten e zonja Fabjola Caushaj. Ja si është shprehur shkrimtari Bexhet Jaçellari nga Roma për librin e Ilirjan Zhitit: “Falëmnderit Ilirjan Zhitit për kënaqësinë që më dha libri i tij”.

Po e lexoj. Libri ka brenda personalitetin, kulturë, talent, punë, dhimbje dhe optimizëm, origjinën e një familjeje fisnike. Ilirjani herë-herë afrohet dhe largohet, buzëqesh dhe nxehet, tolerant dhe ironik. Syrit të tij nuk i shpëton asgjë. Të lumtë! Aty i këndohet me ndjenjë dashurisë, shkruhet me revoltë kundër Diktaturës, ka tema të spikatura të Historisë së Kombit, për Gjuhën Shqipe, për lashtësinë tonë pellazgo–ilire, për fenomenet negative të botës dhe njerëzimit, ka poezi për Çamërinë, Kosovën, për dëshmorët e UÇK e shumë tema të tjera filozofike. Përveç vlerave artistike kemi dhe një shpirt njerëzor dhe të drejtë, që ja ngrenë vlerat librit. I urojmë autorit suksese të tjera!
Sigal