Suplementi Pena Shqiptare/ Martin Cukalla: Zërat endacakë të kësaj nate

73

Prej fushe nëpër kodra

ngjitet e ngjitet nata,
nga duart për në buzë
vjen qetë dashuria!
papritmas ndalin yjet,
në dëshpërim rënkojnë.
mallin e tyre zjarr

mbart fluturim puhija.
çuditërisht në pyll
gjithë zogjtë janë të qetë.
i shporr dhe ti ngurimet

të jesh në paqe me veten!
ca çaste rri symbyllur,

dëgjo si frymojnë detet!
dhe zemrat e stuhishme
i shporrin ethshëm dertet!
dihat përtej një dritë,

dëgjoj e ndjej një zë,
kërkoj të di se ku,
kërkoj e s’gjej asgjë!
magji e mbimagjishme

kjo natë gjithsesi:
ca zëra endacakë
dhe unë tek psherëtij…