Suplementi Pena Shqiptare/ Martin Cukalla: Trille për fundjavë

626
Sigal

Kam kapur çastin e mëparshëm:
Isha në të shkuarën time
një i huaj i panjohur…

Në dritën e fortë të ndezur të harresës,
nëse kërkon origjinën
sheh kufomën e një gruaje të re
nëpër shiun e lotëve të një ylli!

Dritaret janë me errësirë
dhe porta
ndriçuar nga dritat e kuqe të urrejtjes,
muret janë veshur me gaca xhamash sipër…

Për të gjetur të vërtetat
në këtë Atdheun tonë të trazuar,
i kam lejuar vetes të bëj sakrilegj:
trupin tim
kam venë në dhimbjen e të gjithëve!

Aq afër dhe fshehur ëndrra vritet
nën qerpikët e lotit,
nga buzë që puthin e nga dhëmbë që ndukin!

Çdo njeri ka histori të pa shkruara,
historitë e shkruara nuk kanë ndërgjegje,
janë elektrone për rreth krizës,
janë fundet e humnerave.

Çdo ditë kalojmë nëpër sallën e urgjencës,
dhimbja është e lumtur,
nuk ka strehë nëpër kyçet tona,
në orën e caktuar kthehemi në dhomën e ndenjjes
dhe hedhim në divan një libër të pa lexuar….

Qëndroj i mahnitur,
Në çastin e zgjimit tim!