Suplementi Pena Shqiptare/ Martin Cukalla: Pa turp e them

625
Sigal

Nuk jam një hije që eci!
Nga verbëria në dritë muzika e ujit që bie nga retë
Ngushtësi e shtegut nga mbrita
Pa turp më mban udha
Pa turp vështroj në sytë tuaj
Çiltërsi ndjenje vështrim i qeshur fëmije

Një fole kolosale është qielli mbi mua
Kupola e lartë diell diell diell
Ca re bredharake muzika e ujit që bie
Ndjej ndjenjat e mia që qeshën nëpër trupin tim
Unë jam i gjallë prek barkun e detit
Qeshet dhe deti jehonë në furtunë

Dielli i vërtetë jeton në syrin e njeriut
Ëndërron aty e fishkëllen duke dëbuar errësirën
Rrit lulet në zemër
Tingujt e ëmbël i këndojnë trupit të ditës
Duke pyetur kurreshtarë:
Çfarë ka ndodhur që djersit dashuria?
Sekret familjar…

Shtrirë mbi shkëmb fundosur në gjelbërim
Thjeshtë mbi kohë ndjej kohën ngrohtësinë që çliron
Ethet e vdekjes flakën e saj të frikësuar
Kollën e pa përmbajtëshme të mbrëmjes baticë-zbaticat frikërat
Mungesën e peshës së kujtesës
Sikur asgjë nuk ndryshon
Sikur asgjë nuk kemi parë a imagjinuar?!

She nuk jetoj si në ëndërr
Të vetmen të vërtetë kam pyetjen
Dritën në sy…
Duk jam një hije që eci!