Suplementi Pena Shqiptare/ Luan Rama: Gishtërinjtë e hirtë të Colette-s

467
????????????????????????????????????????????????????????
Sigal

Në muzgun e vonët,
nën peshën e rëndë të viteve,
ballë “Cour royale”,
Colette vështron duart,
oh ç’rrugë, ç’dredhëza mbi ato duar
që kanë krijuar magjinë!
Gishtërinj të kohës së hirtë
që një jetë u lodhën së shkruari romane
dhe bërë dashuri,
gishtërinjtë e saj dinin veç të ngrinin harqe
dhe hove burrash të zgjonin,
zjarre përgjërimi…!
Ajo vështron gishtërinjtë dhe mbyll sytë
në këtë kohë të vonë,
gishtërinj të tjerë kujton në errësirën e thellë,
gishtërinj të një jete
që i kishin zgjuar dëshirën e shkrimit
dhe përhumbjen e madhe të dashurisë,
gishtërinj të dehur
puthur mijëra herë…