Sigal

Mbrëmë pashë ëndrra sikur ngjyeja qiejt në të kuq,
S,dihet për cilën Zonjë, për cilin Zot.
Isha ai bojaxhiu i pagjumë i natës dashuruar me qiejt,
Përhumbur e dehur nga e kuqja,
Por ah ç,dëshpërim,
Në mëngjes qiejt e mi i kishte fshirë një erë e madhe,
Dhe sytë e mi të vagët shikonin veç gri,
Kushedi, në aq qiejt e mi do hapen sqrish
Thashë me vete,
Dhe u thirra erërave përsëri,
Prisja mesnatën të ngjyeja sërrish jo vetëm qiejt,
Por dhe fustanin e kuq të nënës time,
Përkundur aty, s,dihet nga ç,hyjni,
Për ti bërë ata qiej dhe më të bukur…