Suplementi Pena Shqiptare/ Lorenca Bejko: Ti je era që vallëzon në shpirtin tim

840
Sigal

Mos më kthe kokën gjaku im,

Në mijëra pasqyra do më shohësh

jam një nyje në errësirë

e lidhur pas një filli zemre…

 

Nëse gjurmët era i fshin

në djepin e  harresës

çdo hap përkundet

dhe nëse ti një ditë

zemrës i vendos një prit’

gjaku im

i yti do tradhtojë ty,

dhe mua,

e padashur do kërkosh të vish,

të kthehesh sërish ku rinis

sepse je unë, sepse jam ti,

gjenezë e trishtë

e vetmja strofkë

ku gjithçka nga e para rinis..

 

e mbi peshën e lumenjve

ku më puth gjymtyrët bregu

ku ofshama e lutjeve

më përplaset mbi lëkurë

aty kthyer shpinën botës,

por jo të madhit Zot,

një fije e padukshme

gjaku më mban lidhur

në këtë tokë…

 

 

Ti je erë,

sa herë që do dua të kërkoj

një sup ku të mbështes

kokën dhimbjen të harroj,

mallin të mjekoj,

që zemrën çan e prapë shëron,

ti je gjaku im

gjaku kurrë s’harron…