Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi

531
Sigal

Liliana Shkodrani Baçi

Agimet për shtat i rrinë

 Në fajet e asaj historie rrinë veç njërës grykë e faljet e tij,

dhe gishtërinjtë mbi dy alfabete në befasi

që mbillnin jo vetëm ç’kish brenga e fragmentit të hidhur,

po dhe hijeshinë e copës gri mbi kryqet lënë pas lotëve,

jo mike t’nazeve po paraprirësit në secilën tradhti.

 

Ngazëlleheshin çuditë si flaka në valle.

 

U ngjiteshin pas ca lehtësira

sikur t’ish bijë e denjë e kashtës së fjetur nën

spermën lënë prej ndonjërës rastësi

e jo binjake e dystimit të blerimit pas stuhisë.

 

Ej, bjeru në daç tambureve  mbi ura

majat e trotat nuk puthin prapësi,

cipë e ishullit ndien mbi të sqep shqiponjash.

Përgjatë tatëpjetës varrezat e ngopura

s’mbajnë më klithma antike,

galeritë përqeshin ikonat imituese

baticat përcjellin guaskat në secilin zgjim.

 

Askush s’do besojë historinë, t’jetë e tillë.

Ajo njeh çapkënin që i thotë,

se agimet për shtat ende dinë t’i rrinë.

 

Falmëni pikëpyetjet!

Frika përmbi brishtësi të thiktë

që më rri në labirinth kohe
pas tjetrit që i prin,
vallëzon me paqartësitë e ç’do përfytyrimi,
shpesh nxitur prej ngërçeve të pafjalëve.

Befas mendimet trokasin në harmoni melodioze

sikur më luten të shkojë në këndin luksoz të majave të strofës,

pa ditur ku hapi do më ndalë.

Falmëni ju pikëpyetjet sa t’i vjel nga pikat e lotëve!

m’është qielli im, ky

mbushur thumba varur;

proceset e shpirtit s’ia shmang skajeve,
ndjenjat sy lagur mblidhen në dyshime
gjysmë e dritës i shndrin, tjetra vadit lodhjet sa ngrijnë për fare.

Ylberet, s’di a i vërejnë deri në kërthizë,
orët që vulë akulli lënë dhe kur koha formën njerëzore merr
herë-herë të mashkullit, herë të djajve
e të shenjtorëve që buzët mbështesin në broke.
Pranoj  unë nervin e saj,
e Ave Maria mësoi të belbëzojë:
-O poligon mëkatesh, pse s’tërheq zvarrë gëzhojat e të djeshmes,
të së ardhmes ruaja në raft,
deklaro si gromësija gllënjkë pas gllënjke
me sytë fiksuar në secilin hall,
po dhe tash në tonet stonuar të
zërave nën mure që thërrmohen prej heshtjeve, e
në bulbe tulipanësh rrinë mëritë e ujërave të tepërta që stina i la.
Shqit,më thonë këtë frazë nga refren përsëritur ç’do sekondë.
Po kujt i thanë!?
Mua, që jo vetëm qiellin ma lënduan po dhe botën e vogël qoftë sado qoftë,
se dhe se llamburitur në pak metër katrorë ajo është imja, imja, imja….
…e lërmëni të bërtasë.
-Dëgjoni  ju që më këshilloni të flakë pikëpyetjet me kaligrafinë e njohur.
Hë, ç’janë këto kolovajze të trishta mendimesh!
Këto cip mbi cip pyetjesh, vënë në gjak të paharruar,
përse nuk ndodh të harrojë përgjithmonë,
sofra mundmi e nisjet të shtyjë,
përse?
Përse ec mbi tokë të shkretë të gamileve pronë,
përse në një kupë mllefi finalen e ditëve supozojë
e me bojën e shpirtrave hua i maskojë,
përse si nuse shpërthejë në aromë
e mbi rërë pa lepitka guackat gjëmojë,
në qafë me kurorë margeritash valët përkund,
e pulëbardhën dëgjojë…

Ooo _më paska parë sy marinari.
Ai s’ish nga ata që pikëpyetjet t’huazuara  t’më kërkojë,
po më falka përrallë krishtere me kryq varur
e hartën më spiegon _ Vë gishtin ku do të shkosh!
E mo pëllumb i paqes harruar,
nga ç’glob mu fandakse e ç’fill të proftasi  këndej,
ç’qenë ato erëra të përkundura që brumë të shtruan,
e ëmgjëlorë supozove mbi dhe.
Kush kohë t’ekuilibroka përgjegjësitë e shpërndara në bujari,
kush qënke ti? Kush?
Kush ta tirrka fjalën,e me dallgët t’i sillka në tëndin sipar të shkrirë,
kush spiunojë Janaret e mi e Majin që s’arrika,
mos ishe ylberi ti?

S’kujtojë në i zura besë….

Eee, ç’barbarizma mbaka një shpirt.
Sa lëkurë  xhvishka në ditë.
Sa shkumë të cfilitur lika mënjanë,
sa pyetje të ndotura nga idhnimet pa ndarë…
I mbolla.
I mbjellë.
Gërmova terrene të denjë ku kultivova parime
e i lash ngulur thellë të
lidhura në kullat e të shkuarës për të fluturuar
që më në fund të jem  e painfektuar
nga ngetë e pikëpyetjeve,
nëse do më lënë,
o, do më ngazëllejnë.