Suplementi Pena Shqiptare/ Lela Dardha Kokona: Reflektim i vonuar

816
Netët e burgut ishin tejet të zymta. Agimi i ditës së re, përveçse pakësonte një shifër në dënimin e tyre, i jepte dhe një farë ngjyrimi gri kohës dhe mureve aty brenda asaj qelie. Në të gdhirë, shoku i dhomës iu afrua Agimit. 

-Mirëmëngjesi Agim! 
– Mirëmëngjesi – ia ktheu ai me dashamirësi. 
-S’ke fjetur mbrëmë Agim. Jam zgjuar disa herë, kam hedhur sytw nga ty, po ti e kishe syrin filxhan. 
– Po po, sa mbyllja sytë më mbytnin ëndrra të tmerrshme. 

-Aha,- i tha shoku- po dhe unw nuk fjeta. Pashë në ëndërr djalin tim dhe më doli gjumi menjëherë. Ai, kur ka qenë i vogël ishte ca i prapë, grindej me të motrën që është pak më e madhe, nuk e ka dhe sot sensin e e zemërgjerësisë, shpreh një mungesë dashurie për të, që më shqetëson. Kjo ka shkaktuar boshatisje të madhe në marrëdhëniet tona. Fillova të llogaris dhe gjërat e vogla si të mëdha. Një mbrëmje darkuam jashtë, në në lokal, me gruan dhe dy fëmijët. Porositëm çdo merrnim dhe dolëm për të dëgjuar një koncert aty afër. Vajza ka vuajtur ca nga veshët, andaj mjeku na këshilloi që, në ambiente me zhurma te forta, t’i vendosnim pambuk. Kështu, shkuam në koncert, vajzës i vumë pambuk në vesh. Eh, në çdo kohë gjeje pambuk në çantën e gruas. Dëgjuam ca muzikë e së fundi u larguam për në restorant. Gatimi ishte shumë i mirë, u kënaqëm të gjithë. Kur arritëm në shtëpi pyeta fëmijët: –Hë, u kënaqet sot? Pooo,– tha vajza, ndërsa djali po qëndronte rënde .-çfarë ju pëlqeu më shumë sot?– I pyeta dhe sytë më mbetën te djali që, nuk i lulëzonte asnjë buzëqeshje në fytyrë. Vajza u përgjigj: –Koncerti, po dhe ushqimi, ndërsa ai mbushi sytë me lot. Iu afrova duke e pyetur: –çfarë ke, cfare nuk shkoi mire për ty?- Atëherë shpërtheu. — Po, për mua nuk kishit menduar fare, vetëm për atë..,për veshët e saj…, pse s’kishit marrë pambuk për mua?– Pra, nga gjithë ajo kohë argëtimi që kaluam së bashku jashtë, me i rëndësishëm për të e që i kishte mbetur në mendje, ishte ai veprim kujdesjeje për motrën e tij. Pra, shfaqi një mungesë dashurie për motrën. E ajo bisedë ishte nje leksion i fuqishëm për mua. 

-Dëgjo ,-iu drejtua Agimi shokut të tij, pasi e dëgjoi me shumë vëmendje. 
-Çelsi i një gjykimi të mirë, është të kuptuarit, e kur mendoj nganjëherë se ç’pasoja të mëdha rrjedhin nga gjëra të vogla, bindem se nuk ka gjëra të vogla. 
Ndërsa gruaja ndërhyri duke i thënë: 
-Na fal zemër, kurrë s’ do ta bëjmë më këtë gabim! Atëherë m’u desh të ndërhyja. 
-Dëgjo grua,- i thashë i revoltuar, – kurrë mos bëj premtim fëmijës që nuk mund ta mbash! Duhet t’ia bësh të qartë, se ku e kishte gabimin, për smirën që tregoi ndaj motrës, por pa e fyer. Kështu ndërtohen ura besimi mes tij dhe nesh. Ai duhet të veproje sipas këshillës sonë. 
-A e kupton ti pse ndodh kjo? Iu përgjigj Agimi, një mësues i zoti në profesionin e tij.
-Kjo vjen si pasojë e nevojës së femijës për të shprehur emocionet e tij, por kur ti reagon me agresivitet, sjellja e tij bëhet më shqetësuese dhe agresive. Ata konkurojnë se kush do të marrë më shumë vëmendjen tuaj të plotë. Pra, ushqeje me më shumë vëmendje e dashuri, luaj me të, qesh…Dashuria e barabartë që do t’u japësh ti, krijon ekuilibrin me ta, -përfundoi mendimin e tij Agimi. 
– Po ti je filozof mor mësues Agimi! – i tha shoku i tij me shumë adhurim e habi, -asnjë fjalë nuk të bie në tokë dhe vazhdonte i binte shpatullave të Agimit gjithë kënaqësi. 
– Dëgjo mor Fatos,– iu kthye sërish Agimi.– Zgjedhjet tona në jetë sjellin pasoja që njeriu i vuan me vonë, ose lumturohesh nga to . 
-Eh, morAgim, më dole atje ku më dhemb e më ther më shumë, më preke atë plagë që ende s’po më shërohet, e cila m’u hap nga zgjedhja që bëra në çaste mërzie, para, pata pasojën e asaj zgjedhjeje, foli me një pendese në shpirt e i ligështuar Fatosi. 

-Pse, si është puna? 
-Kam një motër më të vogël se unë. Ajo shkonte në shkollë, por një dallkauk i vardisej keq nga pas, një pijanec, pjelle e një të alkoolizuari. Ajo s’ia hidhte sytë atij, madje frikësohej kur e shihte nga larg. Një ditë, i dola përpara dhe e paralajmërova duke i thënë: “ Po i dole më përpara motrës time ta ndalosh, dije se ke punë me mua,– i fola me qetësi, pa e ofenduar,- ti, duhet ta kuptosh që ajo s’ka asnjë lloj ndjenje për ty.” Kështu i thashë e u largova. Por, pasi i preu shpresat se ajo nuk e donte,ai u bë agresiv me të, tallej dhe e ofendonte. 

– Më pëlqen të të shoh moj vajzë sorkadhe. Hajde të pimë ndonjë gotë bashkë e të ngremë ndonjë dolli për dashurinë tonë. U rropata pas teje. Ti do që unë të vdes pas teje? Po unë s’të dua përgjithmonë, vetëm të të shijoj një herë. Pa të shtënë në dorë ty, nuk vdes,– e të tilla broçkulla pa fund, të cilat ia thoshte me zë të lartë për ta ofenduar e acaruar motrën. Këmbët i ngatërroheshin njëra me tjetrën, gati sa nuk rrëzohej, fliste me fraza të copëtuara nga efekti i pijes. E një ditë, nuk durova dot më. Atë ditë binte një shi i rrëmbyer e shkreptima. Me thënë të drejtën, edhe unë kisha pirë, kisha tharë gati një shishe raki. Vura re se ai erdhi e m’u ul përballë meje e më bënte një buzëqeshje ironike duke u ngërdheshur. Në çast, m’u kujtuan fjalët e tij që i lëshonte pa fre motrës time. Atëherë, iu afrova, e kapa për krahu dhe e nxora me shqelma përjashta ne shi. Pas disa minutash, ai vjen me je tullë në dorë e po mos ta kish parë kamerieri, që po më afrohej nga pas për të më gjuajtur në kokë, ai do të më kishte lënë ne vend të vdekur. Atëherë, u ngrita, i rashë me karrige .Por, ai ishte i dehur i bërë dru, po ashtu dhe unë. Për fat të keq, nuk arriti të mbante dot ekuilibrin e ra direkt me kokë në çimento. Mbaroi në vend. Ne çast kuptova se logjika ime s’ kishte funksionuar e kështu .., ja pasojat,u bëra vrasës pa dashje o Agim. Po të mos kisha pirë në atë mënyrë, jeta ime do të kishte marrë tjetër rrjedhë. Sa herë shtrihem, drejtoj sytë nga ajo copë e vogël qielli ku unë mund të shoh nga ajo frëngji e vogël, më duket sikur një yll ndrit ndryshe nga të tjerët. Them me vete, ai ylli që ndriçon ndryshe do të jetë shpirti i tij.

Shpesh mendoj, se nuk e paskam njohur vetveten, a jam ai që me të vërtetë mendoj se jam, apo ai qe pandeh se jam? Jam spektatori apo autori ne teatrin e jetës, apo të dyja njëherësh? A jam vërtet i sinqertë, i ndershëm, i moralshëm, i devotshëm, i dashur, human…ashtu si mendoj se unë jam? Pse të mos jem thjesht një unë i vetëm e i vërtetë, si për vete dhe për të tjerët? Jeta qenka një skene teatri. Ja kush është tashme UNI IM, apo identiteti im. 

– Po përgjigja është fare e thjeshtë Fatos , -ndërhyri Agimi, -” Se ne mendojmë se jemi”dhe se e shikojmë veten sipas prizmave te interesit apo dëshirave individuale. –Po po,ja kush është tashme UNI IM! E humba lojën” Ndeshjet e jetës”, iku lumturia ime. Kjo është jeta, o miku im Agim! 

-Epo, lumturia nuk do të thotë mungesë problemesh, por të mësosh t’i drejtosh me një qëndrim pozitiv…Braktise tashmë të vërtetën e vendos një fantazi të mirë në mendjen tënde. Mos iu nënshtro situatës që nuk të kënaq, nga frika se nuk e përballon dot, ji psikologjisht i hekurt e zgjidhi situata me qetësi.

Pjesë nga romani “Dashurie Rrëqethëse”


Sigal