Suplementi Pena Shqiptare/ Lela Dardha Kokona: Rastësia “mbret i botës”

686
Sigal

Atë mëngjes, Gjergji teksa po dilte me nxitim,për shkak të një shiu të imët,u fut në një kafene.Ndërkohë nga pas ndjeu një të rënë të shpatullave .

-Gjergji ç’kemi? Gëzohem që të takova!- i tha Besniku që ishte kthyer nga emigrimi para pak kohësh.-Ky zotëria ka ardhur dje nga Amerika.Jeton prej më shumë se 25 vjetësh.

-A mund të më shuash një kuriozitet të lutem? Ç’farë keni shkruar këtu në këtë bllok?- e pyeti Gjergji zotin Leka.

-Kam shkruar për gjithë peshën e brengave, mallin, vështirësitë, sakrificat,lufta për të përmbushur vetëveten,-Kujtimet duhen shkruar, ato janë historia e jetës tonë.

-z.Leka,besoj se për të kompletuar një personazh apo tregim,” vjedh ” nga vetja duke e formëzuar personazhin,-shtoi Gjergji .

-Po,personazhet janë mozaik të bëra me copëza njerëzish e ngjarjesh të njohura nga shkrimtari.Janë copëza të mozaikut tim.Bashkoj pjesëza të ndryshme në një ,krijoj një harmoni si një e tërë.Zbraz ditarin e kujtesës kur shkruaj.I kam shkruar me një tis nostalgjie.Emigrimi të bën më të ndjeshëm e më njerëzorë.

-Na lidhka diçka e përbashkët ne z.Leka! -i tha Gjergji duke buzëqeshur.-Unë dhe pikturën e kam qejf.

– Po ne paskemi dy gjëra të përbashkëta; dëshira për të shkruar dhe piktura, -i tha z. Leka i surprizuar.-Sa mirë që dole në këtë temë ! Desha të bëja ca korniza për pikturat e mia po nuk di ku ?

-Mos ki merak,të çoj unë te një mjeshtër ,-i tha Gjergji .Do ti shesësh z.Leka pikturat?

-Jo, kam marr një lokal.Në njërën faqe dua të vendos ato pikturat.-Shkuan te marangozi. Mjeshtri filloi të bënte gati listelat e kornizave,e ndërkohë Gjergji po shihte pikturat .Gjergjit i ra në sy një pikturë gruaje që ngrihej në formën e një busti e portretizuar me ngjyrime të errëta të kombinuara bukur.Dukej si një mbulesë avulli, ku sytë e saj të qeshur, shkëlqenin mes atij errësimi.Në qafë i varej një varëse e hollë me një refleks si dritë hëne.Por ai shkëlqim prekte vargun e reve të holla ku valëzohej ky vizion.

-Kush është në këtë portret?-e pyeti Gjergji i habitur.

-Ajo është Afërdita e mitologjisë,e ngritur nga shkuma e detit.- vazhdoi ta sqaronte.

-Me thënë të drejtën dukej… sikur ..Sikur të ishte mamaja ime,i ngjante shumë!-Bëri një buzëqeshje të tendosur, disi i turbulluar.Z.Leka nënqeshi lehtas.

-Ajo është një vajzë, që dikur e dashuroja me gjithë shpirt.

-Pra ajo nuk është Afërdita? – I tha Gjergji

-Jo Gjergj,por ajo ishte një Afërditë për mua.

-Sytë e saj të shndritshëm i ke bërë aq bukur, sa duket se e ke pasur modelin përballë kur i ke pikturuar!

-Është misteri që ka mbartur figurën e saj në kujtesën time,-iu përgjigj z.Leka me një timbër kumbues.

-Ajo ishte si një pikturë e papërfunduar,e cila duke ndërthurur bukurinë e saj me botën e brendshme,mund të përbënte një kryevepër, por fati na braktisi të dy.- Gjergji mbeti pafjalë,nuk e vazhdoi më bisedën.Ndërkohë afrohet nga matanë banakut mjeshtri i kornizave duke i thënë:

-Zotëri,po për ngjyrën e kornizës nuk më thatë ,si i doni?Pyete dhe djalin tënd se këta të rinjtë kanë shije më të hollë se ne.Hë mor xhan,si i do, se për ty i ka babai të tëra,-foli ustai me një zë prej babaxhani.-Ta paska prerë kokën ky djalë,s’të paska lënë gjë! E po ç’të ngjaka!-Ata të dy panë njëri – tjetrin në sy e qeshën.

-Po, në fakt kemi pasione të përbashkëta,po ky do të ma kalojë mua sigurisht,-foli duke buzëqeshur z. Leka.-Sa për ngjyrën e kornizave,shijet janë personale e i takojnë piktorit të vendosë,-i tha Gjergji ustait.-Arti është elitar,është për njerëzit e ditur me shije. -Hë se gustot nuk diskutohen. -Gjergjin diçka e mundonte.Një paqartësi e bënte të mendonte.- “Nuk do të më pëlqente që ajo grua të ishte nëna ime “.Atë pasdite,Gjergji doli nga shtëpia disi i çorientuar.Nëna e tij kishte lënë një letër:

-“Jam te nëna ,do të vi vonë. Të puth mami!” – Nuk kishte bërë shumë metra rrugë ku syri i të birit e pikasi.

-Ou, po kjo çdo këndej, gjyshja se ka shtëpinë këtu?- monologonte Gjergji i skuqur e tepër dyshues.Nëna e tij uli nga veshi telefonin, filloi të buzëqeshte e ngazëllyer, ndërsa ky me një kënaqësi të egër.Një furi ndjenjash i shpërthyen me drithërime.Tashmë bluante në mendjen e tij bisedën me z.Leka.

-Hë moj nënë,paske kaluar tërë atë kohë në pasqyrë para se të niseshe ë?Nuk të paska shpëtuar kësaj radhe asnjë hollësi.Vetullat i paske hequr me kujdes, flokët e krehur të ngritur lartë të nxirkan në pah një qafë mjaftë të spikatur, thonjtë të shkëlqekan si rubin..dhe i dha një buzëqeshje të shtirë.- Mirë – mirë ,pafshim nënë, -i tha gati në belbëzim .Për nënën, ideja e takimit me z.Leka ishte një ëndërr e hershme.Ideja e këtij takimi në një lokal ku kishte këngë e muzikë vallëzimi i pëlqeu. Ndjehej e freskët e plotë jetë,e gatshme të shijonte bukurinë dhe dashurinë e munguar prej vitesh të Lekës .Aty nën tingujt e kitarës dhe shijes së verës, do të ringjallte çdo kujtim të rinisë.Ajo mori drejtimin drejtë lokalit, ndërsa Gjergji qëndroi ta vëzhgonte .Tana iu afrua lokalit duke u dridhur nga emocionet. Pasi i buzëqeshi portierit, përshkoi oborrin e brendshëm me dekore të vjetra. Ngjiti me të shpejtë shkallët prej druri. Ndërsa Gjergji qëndroi diku në një cep muri. Ambjenti i lokalit ku nëna e tij u fut ,dukej si në pëllëmbë të dorës.

-Mos ndoshta do ti dukem e urryer dhe qesharake?Por prapë diçka filloi të çlirohej brenda saj.-Dikur,ai shikonte ndjenjat e mia si virtyte morale,po tani vallë? Buzëqeshi lehtë me vete,dhe fytyra iu vesh me një llojë pafajësie.-Do të përpiqem ta zbusë me buzëqeshje,nëse do të ndeshem me brutalitetin e fjalëve të tij.– Vazhdonte të mendonte me vete nëna Gjergjit.Lëshonte Ofshama, ndjente atë pasion dashurie që nuk i kishte shteruar por përkundrazi, ishte rritur brenda shpirtit të saj.Frika që ndjente i shtonte pasigurinë e çorientuar.-Kam frikë nga dashuria, sepse është e vetmja energji në univers ,që njeriu nuk ka mësuar ta manipulojë.- Së fundi u përballë me z.Leka.Ndjeu një therje të fortë e rrahje të shpeshta të zemrës.I zgjatën dorën njëri – tjetrit duke u përshëndetur.U ulën në tryezë qetësisht.Ishte qesharake sesi rrinin përballë njëri – tjetrit duke menduar të sajonin fjalë të çastit.Atëherë nëna Gjergjit( Tana) theu heshtjen:

-Leka, gjithmonë e kam admiruar nivelin e lartë të bisedës tënde.Më duket sesa herë më hedh sytë më gjykon,sikur të mos më kishe njohur më parë.Kjo nuk më duket e drejtë . Më gjete dhe më kërkove të takoheshim.-Por atij si lëvizte fare qerpiku nga ato fjalë. — Duhet të sqarohemi një herë e mirë Leka sesi kanë rrjedhur ngjarjet.Nuk e prisja këtë lloj përballje me ty!- i tha ajo me një zë të shteruar.

-Tana, unë do të kisha jetuar më mirë vetëm në këtë botë,sikur të mos kisha njohur ty.

Unë kurrë nuk do të arrija të të shkaktoja dhimbje ty;- i tha Leka i zhgënjyer.Dua të sqaroj ca gjëra që logjika ime si pranon dot.

-Mirë Leka,po të dëgjoj,-i tha Tana duke u përballur me vështrimin e tij të egër e të ftohtë,por sytë e saj pasqyronin dashurinë që ndjente për të.

-Ne jemi si dy kontinente që nuk mund të bashkohen dot pas ndarjes së thellë nëntokësore. Ti e di mirë se me çfarë lloj dashurie të kam dashur Tana,por indiferenca jote pikërisht kur unë kisha aq shumë nevojë për ty nuk falet .Iu mblodh një lëmsh në fyt e s’po mundëte të fliste,pastaj shpërtheu me një nervozizëm të papërmbajtur dhe me një shpirt të vrarë sa i dridheshin duart– fliste ndërsa ndjente pulsin ti rrihte me gjëmime.Ti krijove një lidhje interesi me atë njeri të urryer duke menduar se ai kishte para,-i tha plotë urrejtje,- e në këtë mënyrë ,ai fitoi shumë të drejta mbi ty duke të quajtur si një objekt që duhet t’i shërbente atij se andaj të bleu.

-Kjo është hamendësia jote Leka.Atëherë më dëgjo dhe ti me vëmendje çfarë do të them .

-Mirë po të dëgjoj, por mos u mundo të më bindësh se nuk kam të drejtë !.-i foli duke i zgjatur gishtin tregues .

-Isha mes dy zjarresh, mes dy të këqijave të mëdha Leka, zgjodha atë më të voglën. Babai më dha ultimatum:” O me atë o me mua, e nëse ti zgjedh atë, pushkën e kam varur e do ta shkrep, për atë në fillim e më pas për ty.” Fliste duke u betuar dhe ndërkohë mori armën duke e mbushur me fishekë:” Ja e mbusha e bëra gati”!- E vari sërish në mur.Më dridheshin këmbët nga frika .Atëherë mori armën me drejtimin nga shtëpia jote Leka.Ulërita me kuje ,por nuk donte të dinte.

-Po, erdhi në oborrin tim duke ulëritur sa kishte në kokë :”Ore trim Leka! Dil në shesh e shit trimëri me burrat e jo me gratë more burracak,njeri i pamoralshëm, ti don të më mbulosh me baltën e turpit,sa të jem i gjallë ti s’bëhesh dhëndrri im”!Ngriti armën e gjuajti lart për të treguar se me të nuk bëhej shaka.E shkrepi armën mbi mua, por për fat më kapi vetëm në këmbë. “Herë tjetër do ta drejtoj në kokë”,-më tha.-“Shikoje po nuk besove”! Atëherë babai më detyroi të largohesha Tana.Aty kuptova se dashurija jonë mori fund përfundimisht.

Ah,se harrova,dhe babai im mori armën për ta gjuajtur për vetëmbrojtje, por unë ia hoqa  nga dora.

-Si, nuk pate frikë ?

-Jo se nuk pata, por dihet se frika mposhtet duke u përballur me të.

-Atëherë ne u larguam nga ai qytet Leka, kishim frikë nga ndonjë hakmarrje.Kaluan vite ti su bëre më i gjallë, pastaj…

-Hë,çfarë më pastaj?Fliste dhe ndjente pulsin ti rrihte me gjëmim.Në sytë e tij dallohej fare mirë, se e kaluara e përndiqte ende.

-Nëse nuk ke më dashuri për mua, të paktën ki respekt, një fjalë të mirë, një dorë të shtrënguar apo një buzëqeshje e meritoj.Ki durim, më dëgjo të lutem! Nuk e kam të lehtë të flas – i thoshte Tana.

-Pse po buzëqesh Leka?-e pyeti e hutuar dhe me një farë pafajësie duke e shikuar në sy.-Unë kam preferuar gjithmonë të jem e drejtë dhe e ndershme duke ti thënë gjërat siç janë.

-Po po, e di që je e ndershme,e tregove veten.-i fliste me ironi.

-Ndoshta jam në faj para teje Leka,por…

-Dëgjo Tana! Ti po më habit me qetësinë tënde,mos po më fsheh diçka?Nuk po më tregohesh e sinqertë?Mos mendon se kjo të rrit vlerat?-Në ato momente iu ndez një dëshirë ndëshkimi.

-Nuk ke dëshirë të më dëgjosh Leka?

-E ç’më duhet mua tani?Ik se nuk i duroj dot më gënjeshtrat e sheqerosura Tana!-Të gjithë muskujt e fytyrës i vinte në lëvizje nga emocionet e shumta.

-Po gabon Leka!E kalove cakun,-u shpreh e përlotur Tana.Ti po flet e sillesh si grezëza që i prishet foleja.

-Po,dhe mua mu prish foleja, – iu përgjigj Leka.Ti e ngrite folezën tënde, nuk pyete për mua.

-Je i sigurt për këtë që thua Leka?

-Pse don ta mohosh?

-Sigurisht që s’është e vërtetë!

-Si guxon dhe e mohon këtë fakt? Po ti ke djalin burrë moj me atë!

-Jo,nuk është e vërtetë aspak kjo që thua ti!

-Si? Mos të ka humbur gjë kujtesa Tana? -Lëkura i qe tendosur aq shumë,sa i shkëlqente e tëra e zverdhur.-Si u përvodhe që erdhe sot në takim,nuk kishe frikë nga ai?

-Nga kush ?

-Nga ai që ishte më i pashëm e më joshës e që adhuronte më shumë hiret e tua.-fliste me një ton të ashpër e urryes, mblidhte e rrudhte vetullat.-Unë i urrej njerëzit që vënë maska.

,-Ti je i zgjuar,e di, por duhet të kërkosh ndjesë për fyerjet.

-Për cilat fyerje e paske fjalën?

-Për gjithçka që the Leka.-Ai u ngrit e kapi nga xhaketa duke i thënë:

-E ç’na hynë ne punë tani falja? Nuk ka pranga që ta mbaj lidhur dashurinë për jetën dhe lirinë për të dashuruar.Flitej për lirinë e zgjedhjes,për të ndjekur ëndrrat e lumturisë për ty me mua!Por njeriu qenka i aftë të bashkëjetojë me dhimbjen,-e vazhdonte ta shtrëngonte nga krahu me urrejtje, sa ajo e largoi me forcë.

-Ti nuk e di çvuajtje shpirtërore kam kaluar Leka! E gjitha ndodhi për shkak të kohës në të cilën jetonim!Ti ishe një djalë i padëshiruar për atë kohë,thyeje çdo tabu të asaj shoqërie.Nga presioni i vazhdueshëm i shoqërisë dhe prindërve të mi. Për atë kohë ti ishe “jashtë orbite”.O të lutem, më lër të flas edhe se e kam të vështirë,s’di nga ta filloj Leka!-Shpërtheu në vaj.-Po e lemë me kaq sonte e flasim më gjatë herë tjetër,- u ngrit nga karrikja.

– Jo Tana,s’kam ndërmend të të takoj prap, por fol ç’ke për të thënë,po duroj të të dëgjoj.-Lotët e saj gurgullonin papushim,sikur rridhte uji i kristaltë nga një burim.

-O Zot,ç’po ndodh kështu me nënën time?-u habit Gjergji.A thua ai është z.Leka?- Menjëherë vendosi një paralele me bisedën e bërë atë ditë.Habia e tij kaloi çdo parashikim.

-Po kjo do të jetë arsyeja që është sëmurur babai që vdiq aq i ri, sa nuk arrita ti thërrisja ” baba, “-mendonte me vete Gjergji.-O Zot më kthjello,më zgjo nga ky makth,më bëj të kuptoj se jam në një ëndërr të keqe!-Mbeti me sy shqyer e gojë hapur.Të jetë kaq e degjeneruar nëna ime?-Iu duk sikur shpërtheu një bombë në copa e në grimca të vogla.Atëherë Gjergji nuk duroi,u duk para tyre i nervozuar,i zhgënjyer totalisht nga nëna e tij. Nëna e pa, ngriu si një copë akulli .Ai i ndezur nga zemërimi ngriti karrigen për të gjuajtur Z. Leka:

– Prandaj paske ardhur atë ditë në lokal, për tu afruar me mua dhe më pas me nënën time? E unë budallai të besova verbërisht.

-Nëna e tij filloi ti bërtiste Gjergjit duke dashur ta qetësonte. Ule karriken!Të lutem Gjergji ,mos i fol ashpër! Ule atë të shkretë karrike! -I fliste me lot në sy.- Të lutem biri im!

-Po ti, si lejon veten të bëhesh lodër në dorën e tij? Pranon të na mbulosh me turp për këtë palaço?Gjergji qëndronte i përhumbur e logjika nuk i funksionote më.Nuk ishte më vetvetja,e ngriti dorën përfundimisht për ta goditur duke turfulluar nga urrejtja e tërbimi.

-Mos Gjergji mos, ai është babai yt i vërtetë! Mos e ngri dorën mbi babain tënd bir! Bëhu i mëshirshëm i arsyeshëm biri im!E tmerruar ajo u shkëput e ra në karrike.Leka dhe Gjergji mbetën me sy të hakërryer duke vështruar njërii-tjetrin në kulmin e tmerrit dhe habisë.Gjergji uli dorën krejt i turbulluar.

-Jo Gjergji, nuk kam qenë e martuar, të kam gënjyer duke të thënë se babai u sëmurë e iku nga kjo botë pa lindur ti.-Gjergji mbeti i zhgënjyer,i shastisur, nuk po i besonte veshëve për çka dëgjoi.Në moment iu duk se thinjat e nënës po ndrisnin.-Ti Gjergj je mishërimi më i plotë i natyrës fisnike të babait tënd.Jeta jonë birë është një dramë e trishtë, por dua që ato ti mbyll brenda një pusi të thellë duke i mbuluar e shtrënguar  grykën nën morsën e dhimbjes.Gjergji ngrinte kokën duke kundruar babanë e tij me një interes të ringjallur. E shigjetonte me shikime kureshtare.

-O Zot ! Mirë thonë filozofët,- Rastësia është “mbreti i botës “; biri im!

Që pas asaj dite, Gjergji ,Tana e Leka e pinin kafenë në lokalin e tyre të quajtur- ” KAFE  GJERGJI”.