Suplementi Pena Shqiptare/ Klaudia Malaj: Sot u zgjova me një poezi tënden

765
Sot u zgjova me një puthje poezi,
Më përkëdheli lehtë flokët,
Më puthi në ballë siç puthen princeshat,
(Shpesh më thotë se jam princesha e tij)
Më përqafuan fort ato vargje ëmbëlsisht. 
Më dhanë frymë në çdo fjalë. 
Sot u zgjova me një poezi dashurie,
Që më tregoi ndjenjat më të zjarrta.
Më besoi dëshirat e heshtura të natës së vonë,
Më mësoi se zemra rreh ndryshe nga hera. 
Sot u zgjova me një poezi pasioni,
U bë mendimi i çdo çasti të ditës. 
Sot u zgjova me një poezi tënden.
Për mua, je muza e çdo poezie të re. 


Sigal