Suplementi Pena Shqiptare/ Kastriot Caka: Perëndesha e shpirtit

412
Sigal

Vendlindja ime

 

Këtu është lindja ime,
në këtë vargan malesh,
ku qielli ndrin mbi oazë,
këtu shfaqet, Osoja, lindja ime,
këtu rritet nga një lotësi
këtu është perëndesha e shpirtit
më e bukura perëndi.
Këtu ku bredhin yjet qiellorë
që nuk dinë lodhje,
vetëm ndalin në një majë mali
tek lozin retë e bardha,
fluturon krahëhapur shqiponja,
krijesë e bukur e qiejve,
mbi të gjitha krijesat e gjalla
që rrinë afër yjeve, afër qiejve…

Ti ende mbahesh,
fshati im i bukur,
buzë shkëmbit të thepisur,
tek lulet çelin çdo stinë
ngarkuar me mallin zhuritës.
Jetoj me ty,
të shoh në ëndërr,
ndjej lotin që këputet,
pikat e shiut që zbresin çative,
zogjtë tek festojnë pranverën,
dashuria për ty rritet e rritet…