Suplementi Pena Shqiptare/ Jorgaq Perika: Gjyshja ime

600
Sigal

Dua të të shikoj në sy

Të çmallem me ty

Por më duket e pamundur

Ndaj për këtë jam i “humbur”

 

Foshnjë dy vjeç unë isha,

Fati im që gjyshen ta kisha

Kur nga gjumi u zgjova

Një zë të ngrohtë dëgjova,

 

Eja pranë te nëna jote

T’i rrish larg kësaj “bote”,

Në prehrin e saj më mbajti,

Ndjeva ëmbëlsi prej mjalti.

 

Gjaksorët në luftën e parë

I shkulën trungun familjar,

E përballoi si burrëreshë

Gjyshja Katerinë sokoleshë.

 

Fëmijëve Ju dha sy të shikojnë,

ju dhe gjak të jetojnë

ti do të jesh e dëgjuar,

brezat kanë për të të kujtuar.

 

Tiranë, më 11.01.2019