Suplementi Pena Shqiptare/ Izet Shehu: Moj shkabonj’ e vjetër

125

Nga cikël me poezi: “Drithërimë muzgu”

Kokën e shkumbëzon në qiellin e kaltër,
Këmbët i lan në detrat blu.
Këtu e kemi Ferrin dhe Parajsën,
Këngët dhe dhimbjet
I kemi këtu.

Kokën mbështjellë me trishtimin e  reve,
Gjunjët përplasur me dallgët e egra.
Këtu i kemi dasmat dhe gjëmat,
Këtu përballim
Djaj dhe kuçedra.


Ky vend hyjnor është zemra jonë,
S’e ndërrojmë me askënd tjetër.
Ngado vemi
Ngado shkojmë,
Na shëron ky truall i vjetër.

* * *

Ballin stolisur me yje,
Këmbët shkumbëzuar në detra.
Prehje s’të gjetën flatra dhe kthetra

Sa e shuan një zjarr,
E ndez një tjetër,
Na hëngre të gjallë, moj shkabonj’ e vjetër!