Izet Shehu
Sa herë,
Që kthehem nga larg,
S’di pse më drithërohet zemra,
Më vijnë kujtimet varg e varg,
Më roitin këngë edhe ëndrra.
Dhe s’di pse shkrihem në vaj,
Pse më merr me vete kënga?
Në mallëngjehem a kam faj,
Pse vendlindjen ma ka ënda?
Larg e larg në vise të tjera,
Ikëm… morëm arratinë…
Në pikëllim,
Na shket pranvera
Me mall për ty, atdheu im.
Pse trishtohem, a kam faj?
Pse si zog më dridhet zemra?
Zemërthyer, si fëmijë qaj,
Më thërrmohen mijëra ëndrra.
Sa herë kthehem
Nga vend i huaj,
Më bren malli e më djeg gjinë,
A kam faj pse heq e vuaj
Mallëngjyer për Shqipërinë?!