Suplementi Pena Shqiptare/ Izet Shehu: Bari nën rrënoja

504
Sigal

AUTOPORTRET

Nuk bëj pjesë në asnjë klan,
Shpeshherë grindem me vetminë.
Më mjafton ky shpirt që kam.
Që ta çmoj më shumë lirinë.
Në kam qenë njeri i bindur
Herë nga frika, herë nga turpi,
As një çast s’u bëra lolo
Dhe kur më kanë rrahur supin.

Nuk u hodha kurrë në flakë,
S’kam profilin e heroit,
Por kam parë të zënë në çark,
Puthadorët e oborrit.
Nuk bëj pjesë në asnjë grup,
Kështu ndjehem dhe më mirë.
Më mjafton ky shpirt që kam,
Më mjafton që jam i lirë.