Suplementi Pena Shqiptare/ Izet S.Çulli: Heroi që rrezaton madhështi

567
Sigal

Heroi që rrezaton madhështi

“Kam pasur vazhdimisht një dashuri të veçantë për popullin shqiptar…”

                                               Manolis Glezos

Kam qenë në Akropol,

sa herë jam ngjitur,

në shëmbëllimin tim

më shfaqesh madhështor

Ti, Manolis Glezos,

ku trimërisht ke ngritur

flamurin antifashist

me fatlumen dorë.

 

Krahu s’t’u drodh,

po zemra e shtoi tik-takun,

në rrugën e shenjtë

bëre vetëm përpara.

Shpirti yt në ato çaste

ish i përflakur,

mendimet të rridhnin

porsi burim ujëvavarash.

 

Në atë tempull të lashtë

të atdhetarisë

dhe në të gjitha

hapësirat e Eladhës

ku shpalose vrullshëm

flamurin e lirisë

dhe vetë  flamurove

në vitet pasardhës.

 

Ndaj populli të ka

medaljon të artë,

në pemën e lavdis’

e të luftëtarëve.

Liria është

si një flakadan i zjarrtë,

frymëmarrje e paprerë

e të gjallëve.

 

Akti yt çel karafila

të kuq në buzë,

je simbol i atij

Maji të përveçëm.

Në moshën rinore,

më tepër se burrë,

drejt panteonit,

o hero i përjetshëm!

 

Na ushqeve me shumë

shpresë  dhe dashuri,

një botë të tërë

veçse ke frymëzuar.

Dëlirësohemi krenarisht

gjithnjë me ty,

për paqen valëvitesh,

pishtar i pashuar…