Suplementi Pena Shqiptare/ Ismail Kadare: Kur ti telefonoje

800
Sigal

Telefonin nga gjumi i rëndë e i zi ti e zgjove
Me zërin e dashur, që dridhej ngrohtësisht
Ishte dimër.
Unë isha i fundosur
Në kolltukun e palëvizshëm pranë vetmisë.

U afrova tek xhamat
Jashtë binte shi
Vështrova me mirënjohje telat e gjatë telefonikë
Ata vinin nga larg, pa u ndalur gjëkund drejt e nga ti,
Nga aroma e flokëve tu, nga vija besnike e buzëve,
Pa u ndalur e pa u pleksur me ylberët joshës rrugës.

Ti qaje?
Jo. Pika shiu të ngrohtë nga telat binin.

 

Keto orare trenash

I dua këto orare trenash në stacionet e vogla hekurudhore,
Kur tek platforma e lagur rri dhe vështron
Pafundësinë e shinave.
Një klithme e largët lokomotive. Çfarë, çfarë?
Askush s’e kupton gjuhën e mjegullt të avullit.

Trena me pasagjerë. Trena-cisterna. Vagonë me mineral
Kalojnë pa pushim.
Kështu kalojnë
Mespërmes qenies sate si përmes njq stacioni ditqt e tua
Tq mbushura me zqra, zhurma, sinjale,
Dhe minerale tq renda kujtimesh.