Suplementi Pena Shqiptare/ Hyskë Borobojka: Tragjedi-komedi mbi natyrën

700
Një mëngjes në kasollen time erdhi një letër e porositur. E dërgonte një mik për kokën e mikut nga emigracioni. E hapa me njëherë dhe me mall të madh fillova ta lexoja fjalë për fjalë e germë për germë. Ai më shkruante: 

“I shumëdashuri miku im i shtrenjtë, Hyskë Borobojka. 
Nuk të pyes për shëndetin, pasi e di se je kockë e fortë dhe ma thotë zemra, se e gëzon të pacenuar. U bë kohë e gjatë, i shumëlavdëruari Hyskë, që jam larguar nga Mëmëdheu dhe me ka marrë malli, jo vetëm për miqtë e shokët, por edhe për gurët e drurët e vendit tim. Prandaj kam vendosur, me të ardhur pranvera me lule e stoli të kthehem. Jo vetëm do çmallemi, por kam dëshirë të madhe t’i vizitoj e t’i shoh gjithë bukuritë e natyrës. Më ka këputur malli për kanionet e ujëvarat e lumit Osum, që kalon mes përmes Skraparit, duke krijuar ato kanionet e famshme, që rrallë mund të gjenden në vende të tjera, apo ujëvarat me ujë të shkumëzuar e të pastër si argjend i rrallë. Dua të bëjmë një udhëtim në ato të famshme kanione e të vozitim me gomone. Kam një dëshirë të madhe të marrim rrugën për atje ku buron e rrjedh tatëpjetë uji i pastër kristal i lumit të Valbonës. Të shijojmë edhe troftën e famshme të këtij lumi të “pjekur në tullë”. Me dëshirën tënde, shok të pandarë më ke dhe mua, por mos kujton se natyra e vendit ka mbetur ashtu si e le ti kur more arratinë. Të kujtohet parulla apo slogani i vjetër: “T’u qepemi kodrave dhe maleve, që t’i bëjmë pjellore si dhe fushat”. Që ti bëje humor me zarar në atë kohë sa mund të përfundoje në “hapsanën” e Qafë Barit, duke e parodizuar: ”T’u qepemi vajzave që t’i bëjmë pjellore si dhe gratë!?” Por tani, i shumëdashuri mik, kjo parullë apo slogan, është zëvendësuar me parullën: “T’u qepemi lumenjve dhe përrenjve për t’i bërë superfuqi elektrike”Për këto kanionë e ujëvara të rralla, Ministria e Energjetikës qëndisi projektin e ia nisi Këshillit Kombëtar të Territorit, Projekti, si “mërzeu” një vit e ca nëpër sirtarët e këtij Këshilli, në fundin e vitit që kaloi mori firmën dhe vulën e miratimit nga ky “Këshill” me në krye kryeministrin e nderuar të “Rilindjes së Re”, që në këto kanione e ujëvarat e lumit Osum të ndërtohen tre hidrocentrale, dy në Begas dhe një në Veleshnjë. U bë tenderi e u lidh kontrata me leverdi të madhe fitimi. Thonë se në fund plasi sherri midis dy ministrive. Ministria e Mjedisit proteston se ndërtimi i këtyre veprave energjetike, shkatërron natyrën e prish kanionet e rralla., prandaj të anulohet. Ministra e Energjisë ngre zërin, se ky veprim i takon Mjedisit dhe jo Energjetikës. Njëri i bie çiftelisë, tjetri tamburasë. Këtë nyjë të koklavitur e “zgjidhi” vetë kryeministri që dha urdhër të anulohet leja e ndërtimit e firmosur prej tij. Madje bëri autokritikë “bolshevike” dhe falënderoi qytetarët që e vunë në dijeni për këtë katastrofë të natyrës. Mirëpo ai që ka fituar tenderin e ndërtimit të tyre dhe ka në dosje të gjitha dokumentet e nevojshme nga institucionet shqiptare, do të vazhdojë ndërtimin e tyre. Kujt t’i besosh, o miku im, kryeministrit, që vetë shkruan, vetë vulos e pastaj vetë anulon. Apo dokumenteve me firmë e vulë në dosjen e atij që ka fituar tenderin?! Kanionet e Osumit janë shpallur me kohë “Zonë e mbrojtur” Po kush pyet kur në mes është interesi financiar. Prandaj, o miku im, kam frikë, që kur të vemi aty, në vend të shohim kanionet e bukura, do të shohim buldozerët, që gërmojë e shkatërrojnë natyrën e makinat e rënda të ngarkuara me tuba, duke vënë në alarm, jo vetëm banorët e zonës, por edhe kafshët e rralla të pyllit. Ujërat e pastra kristal të ujëvarave kanë vendosur t’i burgosin në tuba, ndërsa kanionet t’i kthejnë në ish-kanione. Kjo është shkurtimisht historia e ujëvarave e kanioneve në lumin Osum të Më shkruan se të ka marrë malli të vemi edhe atje ku buron lumi i Valbonës e zbret tatëpjete me atë ujë të pastër qelibar. Të sodisim natyrën e bukur të atij vendi e të shijojmë troftën e rrallë të tij, të pjekur në tullë. Por ta them me zemër të vrarë se edhe Valbonës” së rrallë i janë qepur e do ndërtojnë, jo një, por dy hidrocentrale. Lumin do ta çimentosin e ta betonojnë dhe troftat do t’i burgosin në tuba. Betonimi është bërë simbol kudo, i dashur mik!Në korrikun e vitit të kaluar vendosa të bëja një vizitë në malin e shenjtë të “Tomorit”. Të kënaqesha duke para bukuritë e hijeshinë e natyrës, të më gjallëronte era e çajit të malet dhe e manushaqeve bukuroshe të atij mali të shenjtë. Doja të ndizja një qiri në mekamin e Abaz Aliut. Por përse vajta e çfarë pashë? Buldozerë e ekskavatorë që po i hiqnin tabanin malit plak për t’i marrë gurët. Erën e çajit të malit, të manushaqeve e luleve të malit, e kishin zëvendësuar zhurma e makinerisë dhe ajo e naftës. Nuk e ve dorën në zjarr, nëse kanë vënë dorë edhe “Parkun Kombëtar Bredhishtë” e Hotovës në Dangëlli, në “Parkun Kombëtar të Drenovës” e në Bredhishtën në luginën e Gjergjevicës në rrethin e Korçës di se do kesh dëshirë të madhe të vizitosh “Kopshtin Botanik” në Tiranë, për të parë bimët e rralla që ruhen aty. Por edhe këtu nuk ndenjën pa i futur duart. Ndërtuan rrugën, por dëmin e shkaktuar nuk e korrigjuan. Çfarë të thotë më shumë miku yt për “Tragjedi-Komedinë”, që luhet mbi kurrizin e natyrës. Do më thuash se gjatë pesëdhjetë viteve të fundit Këshilli i Ministrave ka miratuar rreth pesëmbëdhjetë vendime për “Parqe Kombëtare” dhe dy “Rezervate Shkencore” për ruajtjen e bimësisë, e të peizazhit dhe pasurive ujore. Por tani natyrës së bukur dhe lumenjve e përrenjve u janë qepur biznesmenët oligarkë të pangopur, ortakë me qeveritarë, për të betonizuar e shkatërruar.


Sigal