Suplementi Pena Shqiptare/ Hyskë Borobojka: Hajdut me çizme

615
Sigal

Në arën e madhe të frazeologjisë të gjuhës së bukur shqipe, haset edhe shprehja apo fjalia “Hajdut me çizme”. Po ku e kishte limerin konkretisht ky viran hajduti.  Si i kishte çizmet të verdha, të kuqe apo të zeza, nuk kishte ndonjë të dhenë se cilës trevë i takonte. Por unë, si gazetar veteran, që i ka rënë Shqipërisë kryq e tërthor, hajdutin me çizme, që s’e kishin gjetur disa më të mirë se unë e gjeta në rrethin e Librazhdit.

Një hajdut me “diplomë” vodhi një lopë, të cilën do ta çonte nga Librazhdi në Përrenjas. Mirëpo ata që do të ndiqnin gjurmët e lopës, do ta zbulonin e do ta prangosnin . Përpara këtij problemi me zarar shtrydhi mendtë dhe i erdhi në kokë, shrehja “Hajdut me çizme”.

-E gjeta zgjidhjen! -tha. dhe me njëherë hoqi çizmet e tij nga këmbët e ia mbathi lopës në këmbët e para. Pas këtij veprimi urdhëroi gruan e tij t’i zbathte edhe ajo çizmet e saj, të cilat ia mbathi lopës në këmbët e pasme.

Ata që  u lodhën për të gjetur gjurmët e lopës së vjedhur, nga ishte nisur e ku kishte përfunduar. Si ndoqën disa traga e s’ranë në gjurmët e saj, morën  rrugën Librazhd Prrenjas dhe vunë  re se në këtë rrugë nuk kishte gjurmë lope me katër këmbë, por gjurmët e një burri e një gruaje me dy këmbë të mbathura me çizme, për të konkretizuar shprehjen “Hajdut me çizme”. Ndodhin prandaj rrëfehen e shkruhen, që të mos harrohen.