Suplementi Pena Shqiptare/ Hyqmet Hasko: Moj pika e mjaltit…

479
Sigal

Në dhomën tënde
do futem si flladi,
ti do jesh në gjumë,
moj pika e mjaltit.

Përmbi ballin tënd,
më tretet shikimi,
zemra nis një këngë,
në shpirt përvëlimi.

Do ta largoj çarçafin,
do sodis dy gjinjtë
aty do ta tres mallin
si bora e prillit.

Sa herë them të dua,
Fjalë me plot aromë,
Zjarri që s’u shua,
Mjalti që mjalton.

Zoti s’të bëri për vete,
Të bëri për mua,
Bukuri që më trete,
Hënë që u vezullua.

Porsi valë e detit,
Zgjaten krahët e mia,
Folenë tek unë e gjeti,
Dashuri-madhështia.

Nuk i ikim fatit
Nuk i ikim shpirtit,
Moj pika e mjaltit,
Guri i xhevahirit!