Suplementi Pena Shqiptare/ Himni i panjohur i flamurit nga Eqerem Çabej

580
Për herë të parë – del Himni i panjohur i Flamurit që shkroi Eqrem Çabej

Po ndajmë këtu me ju sot këtë “Himn të Flamurit” të panjohur, shkruar nga Eqrem Çabej më 1937-n, për ta paraqitur në konkursin e shpallur nga shteti shqiptar “Për një himn të ri me frymë thjesht shqiptare”. Çabej e tërhoqi këtë krijim nga konkursi, kur mori vesh se në të merrnin pjesë personalitete, të cilët i nderonte e i çmonte lart e me të cilët nuk e quante veten të denjë të matej, bën me dije Shtëpia Botuese “Çabej” që drejtohet nga e bija e dijetarit, Brikena.

HIMNI I FLAMURIT
Buzë valësh që rreh deti
Përmbi shkrepe mijvjeçare
Përmbi mal ku sundon shqipja
Edhe rrit gjini krenare,
Ku jep burri besa-besën
E ku vdes si vdiq qëmotit,
Po valon e lëshon hije
Flamuri i Kastriotit.
Ku rreh ti, atje po rrahin
Gjithë zemrat e bujaret.
Ku valon, atje valon dhe
Gjaku i nxeht’ i Shqipëtarvet,
Atje lidhet besa e Zotit
Për liri dhe për Atdhe!
Se Shqipnia asht’ e jona!
Për at gjak e për kët dhe!
Te kështjell’ e bardh’ e Krujës
Rreth e qark e mbi bedena
U mblodh komb’ i fort’ i Arbrit
Rreth Shqiponjës me dy Krena.
U droth toka fort e vjetër
Kur i ranë kaq dëshmorë
Rreth flamurit të përgjakun
Si dhandurë me kunorë.
Ku rreh ti, atje po rrahin
Gjithë zemrat e bujarvet,
Ku valon, atje valon dhe
Gjaku i nxeht’ i Shqipëtarvet,
Atje lidhet besa e Zotit
Për liri dhe për Atdhe!
Se Shqipnia asht’ e jona!
Për at gjak e për kët dhe!
Ju Shqiptarë djemt e shqipes
Mos harroni se kush jemi!
Këtë flamur kurrë të thyem,
Këtë gjak në dej që kemi,
Këtë truell që na dha Zoti,
Bani be se do t’i mbroni,
Dhe sa jet’ një frym’e gjallë
Kurrëkuj s’do t’ia lëshoni.
Ku rreh ti, atje po rrahin
Gjithë zemrat e bujarvet,
Ku valon, atje valon dhe
Gjaku i nxeht’ i Shqipëtarvet,
Atje lidhet besa e Zotit
Për liri dhe për Atdhe!
Se Shqipnia asht’ e jona!
Për at gjak e për kët dhe!
voal.ch
Gjuhëtari Eqrem Çabej, lindi më 7 gusht 1908 në Gjirokastër. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes. Në vitin 1921 mbaroi shkollën fillore, më pas ai fitoi të drejtën e një burse, të dhënë nga prefektura e atëhershme të Gjirokastrës për të vazhduar studimet e mesme e të larta jashtë shtetit dhe kështu ai nisi, ashtu si edhe të rinj të tjerë shqiptarë, rrugën e mërgimit në kërkim të diturisë.Studimet e larta i mbaroi për filologji në Klagenfurt (1923-1926), Grac (1927) dhe Vjenë të Austrisë (1930-), ku ndoqi mësimet e Paul Kretschmer, Karl Patsch, Nikolai Trubetzkoy dhe Norbert Jokl.Çabeji filloi të kishte interes të madh në zhvillimin historik të gjuhës shqipe. Në 1933, ai dorëzoi disertacionin e doktoraturës mbi Studime Italo-Shqiptare, në Vjenë. Çabeji u kthye në Shqipëri ku edhe punoi si mësues gjimnazi në Shkodër (1934), Elbasan, Tiranë dhe Gjirokastër. Pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, ai vajti në Romë, ku qëndroi deri më Korrik të 1944-s. Atij iu ofrua posti i Ministrit të Kulturës në qeverinë kukull të Rexhep Mitrovicës në vitin 1943, por ai e refuzoi, ai u kthye në Shqipëri në 1944. N vitin 1947, ai u caktua anëtar i Institutit të Shkencave, instituti paraardhës i Universitetit të Tiranës. Nga 1952 deri më 1957, ai shërbeu si profesor i historisë së Shqipërisë dhe fonetikës historike. Në 1972, ai u bë anëtar themelues i Akademisë së Shkencave. Dëshira për t´u bërë sa më i vlefshëm për atdheun, e nxiti atë që, pas një viti qëndrimi në St. Pölten, vitin tjetër të merrte njëherësh dy klasa të gjimnazit, që e mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1926 në Klagenfurt të Austrisë. Këtu fillon faza kritike për të ardhmen e këtij të riu të talentuar, i ati ishte një gjykatës i diplomuar në Dar – ul – Hukuk të Stambollit. I nisur nga dëshira që i biri të kishte një të ardhme të sigurt, e këshilloi të vazhdonte universitetin për mjekësi, por, i biri kishte tjetër dëshirë. Ai në Universitetin e Vjenës donte të bëhej gjuhëtar. Në veprimtarinë gjysmëshekullore të Çabejit vendin kryesor e zë pa dyshim prodhimtaria e tij e pasur shkencore, e cila mund të ndahet në dy faza kryesore: faza e parë vazhdon deri në prag të çlirimit të Shqipërisë dhe faza e dytë nis pas vitit 1945.Veprimtaria e tij shkencore gjatë këtyre dy fazave është e kushtëzuar jo vetëm nga interesat e tij shkencore, por edhe nga punët që ishte ngarkuar të kryente.
Studime gjuhësore
# “Tekste italo-shqiptare”, (1935).
# “Elemente dialektore nga Italia”.
# “Marrëdhëniet midis shqipes dhe rumanishtes”.
# “Shprehje dhe frazeologji paralele në gjuhët ballkanike”. 
Letërsia dhe folklori
# Kënga e Leonorës në poezinë popullore shqiptare.
# Zakone dhe doke të shqiptarëve.
# Konstandini i vogëlith dhe kthimi i Odiseut.
# Për gjenezën e literaturës shqipe.
# Kulti dhe vijimi i hyjneshës Diana në Ballkan.
Veprat
1. “Hyrje në Indoevropianistikë”
2. “Studime etimologjike në fushën e shqipes”, Tiranë, 1976, 1999.
3. “Hyrja në historinë e gjuhës shqipe”, Tiranë, 1958.
4. “Fonetika historike e shqipes”, Tiranë, 1968
5. “Shqipja në Kapërcyell”
6. “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes”
7. “Meshari” i Gjon Buzukut, Tiranë, 1968
8. “Fjalor i gjuhës shqipe”, 1954
Sigal