Suplementi Pena Shqiptare/ Hilë Mosi: Dashunia

501
Sigal

Sonet

Ç’a zemrën teme kështu sot pesh’ka çuemun?
Pse sot qetsi nuk kan’ kto mendt e mia?
Çmos kurr pse ma e re po m’ ngjan djelmia
E zemra her’ asht n’gzim e herë e hutueshme?

Po e dij mjaft mirë, se jam tue provuemun:
Në zemnën teme ndrye asht dashunia,
E n’ mendë teme siellet fantazia,
Tue m, lan n’ dyshim e nga nji her’ të gzuemun.

Un’ kaq të flakt’ s’e pata kurr kujtuemun!
E dijshe t’vogel krejt sikur shkëndija,
Që veç nji çast flakron, së shpejti prap m,u shuemun.

Po tash po e ndiej, se po ma njeh fuqia,
qi n’ trupin tem gjithnji vjen tue u ndrruemun,
P’ e dij se ç’ asht ajo: ash ‘bukuria.”