Suplementi Pena Shqiptare/Haxhi Dikolli: Me fotografinë tënde

431
Sigal

Me fotografinë tënde fola mbrëmë
ashtu siç të premtova, se do bëja
më ftoi, ta pinim kafen të dy bashkë;
një cope letër ish, po ç’kishte brenda?!

Më pushtoi vështrimi i saj i thellë
që kishte mirësi, si asnjë tjetër,
më bëri rob e unë s’e kisha ndjerë
e bukura, stampuar në një letër.

Më dogji keqas, buzë e saj e nxehtë
e sa s’më vdiq të tërin, në një çast,
më ngjalli përsëri, me qumësht vetë
Eh! Të kisha fat, ashtu të vdisja prapë

E ku s’më shpuri, trupit të lakuar,
gjer në luginat, që nuk i sheh njeri,
ku kishte mbirë, tërfili i gjelbëruar,
me vesë i spërkatur, me freski.

Edhe kodrinat, gjoksit rrumbullak,
m’i bëri strehë, të rrija e pushoja,
ku rridhte verë e kuqe pak nga pak,
i njoma buzët,… ato që përvëlova.

Rri e shikoj, portretin tënd magjik
e flas me ty, me veten time flas,
ti dorën që nga mjekra, hiqe pak!
Se sonte natën vij e të puth prapë!