Suplementi Pena Shqiptare/ Gaqo Veshi: Me veglën e botës nuk punoj arën time…

513
Në një nga rrugët kryesore të vendit, siç ndodh dendu, u përplasën dy makina. Policia dhe autoambulanca, jo si shpesh herë, prit të vijnë, por sikur të ishin prapa derës u gjendën në vendin e ngjarjes. Policia u vu në veprim për të gjetur shkaqet e përplasjes. Vinte nga shpejtësia e palejuar, nga pija alkoolike, apo nga humbja e kontrollit nga drejtuesit. Ndërsa autoambulanca mori të dy drejtuesit e dëmtuar për t’i shpurë sa më shpejt në spitalin e traumës. Njërin prej tyre, sa e futën në sallën e operacionit, ndërroi jetë, ndërsa tjetër kishte disa dëmtime të tjera, por jo rrezik për jetën. S’kaloi shumë dhe mbrriti në spital bashkëshortja e atij që ishte gjallë dhe pyetja e parë që bëri ishte:

-Ka rrezik për jetën burri im?
-Për jetën të garantojmë, por ka një dëmtim të rëndë në organet gjenitale! – i thanë.
Gruaja psherëtiu thellë, gati të lëshonte kujën dhe pyeti me ankth:

-Ç’më the, zoti doktor, të jem grua e ve me burrin në shtëpi?!
-Zonjë e nderuar! Kjo fatkeqësi për burrin tuaj ka vetëm një mundësi. Këtij tjetrit, që sapo ndërroi jetë, t’ia heqim organet gjenitale, që i ka të padëmtuara e t’ia vendosim burrit tuaj! – e sqaruan.

-Ka mundësi të bëhet kjo punë? – pyeti ajo plot ankth.
I thanë se shkenca mjekësore ka përparuar e ka arritur suksese të mëdha, aq sa ka mundur të zëvendësoje veshkën apo zemrën e dëmtuar te njërit me veshkë e zemër e tjetrit. Kjo mund të bëhet edhe për organet gjenitale. Natyrisht është një operacion i vështirë që kushton, por pacienti bëhet në gjendje për të kryer marrëdhënie seksuale si më parë.

-Le të kushtojë sa të dojë, mos më kurseni. Jam gati t’i shes gjithë stolitë e mia, që i kam siguruar me aq mundime, vetëm burrin të ma bëni sakllam për “punë”. Do t’u jem mirënjohëse për tëre jetën! Kontrata ndërmjet gruas së dëmtuarit dhe kirurgut u lidh dhe ky i fundit filloi nga puna. Operacioni doli me sukses. Pacienti ndenji i shtruar deri sa plaga u mbyll plotësisht. U bënë analizat e përgjithshme me një kujdes të veçantë, që rezultuan se kryerja e operacionit ishte bërë i përsosur. Përpara se pacienti i operuar të largohej, kirurgu donte të sigurohej plotësisht për suksesin e bisturisë së tij, prandaj vendosi të bënte edhe një provë konkrete. Shërbenin apo jo organet e vendosura në trupin e tij për të kryer punë. Për këtë qëllim thirri një infermiere, që ua kishte marrë dorën marrëdhënieve seksuale dhe i tha pacientit ta provonte. Pas kësaj prove konkrete, mjeku e pyeti pacientin e tij:

-Je i kënaqur?
-Plotësisht, zoti doktor! T’u bëftë dita njëmijë, marrç edhe nga ditët e mia! – e uroi.
Si u përqafuan të dy burrat, mjeku vazhdoi punën e përditshme, ndërsa pacienti mori rrugën për në banesën e tij, ku e priste gruaja me krahë hapur.
Nuk ishte mbyllur muaji që kur pacienti ishte larguar, kur në derën e mjekut trokiti gruaja e tij. Ajo gati sa nuk turfullonte e i bërtiti mjekut:
-More një mal me para, zoti doktor. Më premtove se burri im nga organet gjenitale do të ishte më mirë e më aktiv se sa kishte qenë përpara aksidentit!

-Moj zonjë! – u mundua ta qetësonte mjeku. – Për të siguruar mbarëvajtjen e operacionit ai bëri provë me një infermiere bishtdredhur dhe mbeti shumë i kënaqur. Dhe s’bëri vetëm njëherë seks, por tri herë me radhë!

-Ç’thua, mor zoti doktor! Ti e di apo unë, që e kam në krevat? Që kur doli nga klinika tënde dhe deri sot, edhe pse shtrihemi e flemë në një dyshek, ai më kthen kurrizin e s’bëhet burrë.

-S’është e mundur! – mjeku.
-Është e vërtetë, për kokën time! – gruaja

Si vazhduan duke u grindur me fjalë, është apo s’është e vertetë, si në lojën e kungulleshkës, mjeku u inatos dhe dërgoi një infermier të thërriste pacientin, që, sipas gruas së tij, po ia mohonte suksesin e operacionit të tij të rrallë.. Urdhri u zbatua dhe pacienti i operuar nuk vonoi të paraqitej në klinikën e tij.

-More zotni! – iu hakërrua mjeku – Je dëshmitari okular, që operacioni doli më i suksesshëm seç e mendonim. Për të qenë plotësisht të sigurt eksperimentin e provove vete me infermieren dhe jo vetëm njëherë, por dy herë me radhë. Ç’janë këto marifete që po na nxjerr tani?!

-Ashtu është, zoti doktor, si thua zotrote. Por unë nuk mund ta punoj arën time me veglën e tjetrit!
Sigal