Suplementi Pena Shqiptare/ Fan Noli: Merr e zgjidh

1086
Sigal

A të duhen luftëtarë?
Dhe arratinë armiku të marrë?
A do botës ti vesh zjarrë?
Merr nja dhjetë kosovarë.

A do male me dëborë
Trima të fortë e malësorë
Fort bujar e burrërorë
Shkon në kukës i ke në dorë

A të duhen sharlatanë
Që lëpihen në çdo sahanë
Që të përçajnë vatanë
Ke sa të duash tropojanë

A do njerëz për aheng
Për tryeza e për kuvend
Burra e gra kërcejnë me lodër
Keta i gjen veç në shkodër

Njerëz të zgjuar me lezet
Që i gjen në çdo anë
që të bëjnë muhabet
Këta janë mjeshtërit dibranë.

A të duhen budallenj
Ca gomerë e ca kopukë
Hajdut kaçak e batakçinjë
Shko e merri mu në Pukë

A do trima sejmenë?
Kapardisur kudo venë
Gjumi pa i zënë të mos flenë
Për tre mirditorë bëj benë

Këta matjanë burra të zotë
Që dikur kanë bërë barot
Se i njeh gjithë vendi mbarë
Nuk bëjnë tjetër veç për xhandar

A të duhen gënjeshtar?
Matrapaz e kokë tharë?
Kripën ta shesin për farë
Mer krutanë dhe je i larë

Do dembelë për Stamboll?
Mos u lodh e mos ki hiç hall
të rreshtosh nja tri tabor
Tiranasit ti zgjedhesh me dorë

Po qejflinj a të duhen,
që me jevga dinë të kruhen
Zonja që pjellin çdo vit,
veç Elbasani i rrit

Në do burra llafazanë,
që çudisin gjithë dynjanë
Që rrinë tërë ditën rrugës
Nga këta gjen plot në Durrës

Po kërkove kokë palarë
Kryengritës dhe gomarë
Që punët të shkojnë vaj
shko e merri në Kavajë

Kërkon hoxhë e kërkonë prift
mos bridh e mos u ngjit
Se si këta që bëjnë mëkat
i gjen vetëm në Berat

A do urtë njerëzit të rinë
Nën komandë të kesh ushtrinë
në tabjatë të kesh njerëzinë
Merre të gjithë Labërinë

Do për punë, një korçar?
i ke bujq e ustallarë,
me gra bashkë e hapin varrë
krah e kokë su ka të sharë

Do budallenj që veç hanë?
Me dy këmbë do hajvanë?
pasuri që s’din të venë
Merr shëtit gjithë Myzeqenë.

A do të ruash florinë?
katandinë e shtëpinë?
Me dy qofte mbush sininë
Ec e mere Gjirokastrinë

A do të hash e të bësh qejf?
Sofra e shtruar si për mbret
pastërti e për yzmet,
të tillë gjen veç në Përmet

Do ministra kolonjarë?
Se mbahen burra për mend
Duan kudo të jenë të parë,
në mexhlis e në kuvend.

Hall i madh me skrapallinj
Ka rrezik të hash dhe dru
Dy ministra le të rrinë
se na duhen dhe pa tru

Ore të gjorë,harruam Vlorën
Se kjo punë lahet me gjak,
Dy shirit e një medalje
kësaj pune i vënë kapak.