Suplementi Pena Shqiptare/ Fabula nga Ali Bregu

590
Sigal

Papagalli dhe pula

Papagalli mëndje-hutë,
Fyl edhe heksiq nga trutë ,
Prej natyre për t’u dukur,
Veshur e stolisur bukur.
Për këtë dhe imitime 
Tha në mënyrë intime:
-Njerëzit në botë sa janë
Pse më mbajnë gjithnjë pranë?
Ta di, oh sa kam dëshirë!
Nga më erdhi kjo e mirë?

Pula tha fjalë me vend:
-Ja sesi qëndron kjo punë:
Zoti, kujt nuk i dha mend,
I dha pakëz fat më shumë. 

Shpërblimi i mendjelehtësisë

Ujkut shkuan e i thanë :
-Të kërkon, po të bën lutje,
Të të thotë delja pranë
Ç’do të ndodhë tash e tutje.

Hungëriu ujku sakaqe:
-Ma sill mua, ta heq qafe,
Se të qe kjo e vërtetë,
S’do vinte të ngordhja vetë.

Ketrushi dhe shqiptarët

Tha ketrushi :-O shqiptarë,
Me ç’kam dëgjuar e parë,
Të huajve (dhe futi spicën)
Ju lëpini prapanicën .

Nga ç’po them, presje nuk luaj,
Se atje, në vendin tuaj,
Kokën, -shtoi zëri i ketrit,-
Po i hani njëri-tjetrit .