Suplementi Pena Shqiptare/ Eva Gjoni: Sa më dhemb…, që të jam pranë!

490
Sigal

Sa më dhëmb…, që jam pranë
dhe shpesh nuk më njeh!
Uron dikë që të shërben,
Por nuk di kush jam unë.
Të pyes sa fëmijë ke,
Thua kam, por jam e lodhur,
nuk më kujtohen tani.
Kthen kokën vështron një pikë,
Nuk di çfarë mendon, ku shkon.
Nuk do ta marr vesh kurrë!
Do doja ta dije që në këto çaste të jam pranë,
Që gruaja që nuk njeh, jam unë,
Por ka çaste që kthehesh pak,
Thua kam një vajzë, emrin e ka si ty,
Kam kohë pa e parë, kam mall!
E unë jam aty pranë teje, një e huaj që sillet mirë,
Por rrallë, shumë rrallë e di që jam unë.
Thua, më mirë të shkoj, ti po lodhesh shumë,
Më dhëmb…, përse duheshe të ndaheshim kështu!