Suplementi Pena Shqiptare/ Eva Gjoni: Meditime

759
Sigal

Hapësirë kohën time vetëm mund ta shoh,
Aty është jeta ime,
Nuk mund ta prek,
Shikoj atë vajzë të vogël që qesh,
Vrapon, është aq e lehtë shputa e saj mbi asfalt.
Dua ta ndaloj t’i them diçka në vesh,
Për atë jetë që e pret,
Por jo, nuk dua t’i ndaloj buzëqeshjen,
Çdo gjë ndodh vetëm njëherë,
Atje në hapësirë kohë asgjë nuk humbet.

Të shikoj ty dhe përsëri zgjedh të shikoj ty,
Të rastisësh dhe të kërkosh janë dy gjëra të ndryshme,
Por çfarë mund të jetë që në të dyja të jesh ti?
Hajde diku me mua të më kuptosh më mirë,
E imagjinon çfarë mund të ndodhi mbas kësaj,
Nuk mundem të jem peng, mos ta di!