Suplementi Pena Shqiptare/ Enkelejda Murataj: Poetja, që “e ka përqafuar jetën”…

978
(Sipas tregimit të saj)
Jam Enkelejda Pashaj-Murataj, e lindur në qytetin e Kukësit, në muajin korrik 1976. Aty kam kryer shkollën fillore, 8-vjeçaren e të mesmen. Ruaj kujtimet më të mira nga ato vite dhe gjithnjë kam nostalgji për fëmijërinë time. Që në moshë të vogël, librin e kam pasur mikun tim më të shtrenjtë. Nëse fëmijët e tjerë pëlqenin lodrat, unë kërkoja dhe blija libra. U regjistrova shumë herët në bibliotekën e qytetit tonë, ku merrja libra për fëmijë. Pastaj i lexoja me shumë dëshirë. Kur shkoja që t’i ndërroja ata, bibliotekarja më thoshte: “Po ti, moj vajzë, sikur “ha” gjithë ditën libra!?…”Ajo, nga që nuk besonte, se e kisha lexuar librin, më kërkonte t’ia thosha përmbajtjen, sigurisht shkurt. Kështu, duke buzëqeshur e duke m’i lëmuar flokët, më thoshte :”Sa interesante je ti, Kela!” Hartimet, që na i kërkonte mësuesi i letërsisë, i bëja me dëshirë të madhe. Kur isha në shkollën tetëvjeçare, biblioteka organizoi një konkurs dhe aty mora certifikatën dhe distinktivin “Miku i vogël i librit”, që që i kam ruajtur me kujdes, deri më sot .Në shkollën e mesme bëra pjesë në rrethin letrar të të rinjve, i cili drejtohej nga mësuesi e shkrimtari i nderuar dhe i paharruar, Ferhat Cakaj. I paharruar për mua mbetet gjithnjë edhe mësuesi e drejtori ynë, Isa Halilaj – “Mësues i merituar”. Në ato vite nisa që të shkruaja poezi dhe tregime. Kam marrë pjesë në shumë konkurse kombëtare e ndërkombëtare, me shkrimet e mia. Mund të përmendi konkursin rajonal, për Çmimin “Frang Bardhi”, ku marr pjesë prej disa vitesh. Kam qenë pjesëmarrëse edhe në konkurset e organizuara në Ulqin dhe poezitë e mia janë botuar në librin “Deti dhe Mërgimi” .Po ashtu, poezia ime është bërë pjesë e një prej antologjive të shtëpisë botuese “Muzg”, në Tiranë. Kam qenë pjesëmarrëse e konkurseve dhe në Kosovë. Së fundmi, poezia ime “Zemra e nënës” u vlerësua dhe u bë pjesë e një antologjie poezish shumëgjuhëshe ndërkombëtare (2017), në versionin origjinal shqip, krahas atij në anglisht. me pjesëmarrje të 500 poetëve, nga 67 shtete të botës. Kjo veprimtari u organizua para disa ditësh, në Indi…
Kapakët e librit poetik, nga Enkelejda Pashaj-Murataj…
Ndër shkrimtarët e mi të pëlqyer shqiptarë janë: Diana Çuli, Natasha Lako e Lasgush Poradeci dhe nga të huajt, Eminguej, Kafka, Tolstoi etj.
Puna ime e tanishme, aborante mjekësore dhe përvoja profesionale, me dhimbjet e vuajtjet e pacienteve, më ka bërë shumë të ndjeshme në artin tim poetik.
Së fundi, shtoj që jetoj e punoj në Durrës. Jam e martuar dhe nënë e tre fëmijëve, të cilëve jam munduar t’ua ushqej dashurinë për jetën, po dhe për librin.
Duke shprehur nderim e respekt të veçantë, për lexuesit e këtyre radhëve, që shkrova më lart, këtu po vendos një nga poezitë e librit tim, “Para Pasqyrës”:

Nga: Prof.Murat Gecaj
publicist e studiues


Sigal