Suplementi Pena Shqiptare/ Edicioni i 19-të i Panairit të librit në Prishtinë

992
Panairi i librit në Prishtinë “Morava” më e mira e edicionit
Panairi i 19-të i librit në Prishtinë, i cili zhvillohet nga 6-11 qershor 2017 në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, tashmë është kthyer në një traditë të konsoliduar. Sipas organizatorëve të panairit pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora. Numri i titujve të rinj pritet të jetë rreth 1100-1200.

Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës.

Shtëpia Botuese MORAVA është pjesëmarrëse në këtë panair për të disatin vit radhazi. Ajo paraqitet para lexuesve me një gamë të gjerë titujsh tashmë të njohur dhe të mirëpritur nga lexuesit si dhe me disa tituj të rinj si “Xhelati i dashurisë”, “Vajzat”, “Dhoma” etj. Si çdo vit interesi i vizitorëve të panairit është shumë i madh për librat e autorit Irvin D. Yalom, si “Kur qau Niçja”, “Kura e Shopenhauerit”, “Krijesat e një e dite”, “Xhelati i dashurisë”. Gjithashtu janë mirëpritur edhe romanet historike si “Pallati i Dimrit”, “Perandoresha e natës” etj., romanet bestseller ndërkombëtarë si “Vajza në tren”, “Dhoma”, “Vajzat”, “Gjueti fronesh”, “Më e ëmbla ëndërr”. Vlen të përmendet dhe interesi i lexuesve te vegjël për librat bestseller në shumë vende të botës të serisë “Shtëpia magjike mbi pemë”. Aventurat e Anit dhe Xhekut të vogël i kanë magjepsur lexuesit e vegjël anembanë botës.
Duke qenë panair tashmë me traditë të konsoliduar, në prag të jubileut të 20-të, do të ketë edhe një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare dhe botërore:
– 600-vjetori i lindjes së Pal Engjëllit
– 300-vjetori i lindjes së Françesk Avatit
– 220-vjetori i lindjes së Naum Veçilharxhit
– 160-vjetori i lindjes së Visar Dodanit
– 150-vjetori i lindjes së Mati Logorecit
– 120-vjetori i lindjes së Shime Deshpalit
– 110-vjetori i lindjes së Mitrush Kutelit
– 100-vjetori i lindjes së Musine Kokalarit
– 100-vjetori i lindjes së Sotir Cacit
– 100-vjetori i lindjes së Ndue Bytyçit
– 100-vjetori i lindjes së Heinrich Böll
– 100-vjetori i lindjes së Sidney Sheldon
– 100-vjetori i lindjes së Robert Lowell
– 100-vjetori i lindjes së Huan Rulfo
– 80-vjetori i lindjes së Anton Pashkut
– 80-vjetori i lindjes së Ali Sutajt
– 30-vjetori i vdekjes së Lasgush Poradecit

Të gjitha këto personalitete do të kujtohen në kuadër të përurimeve, debateve dhe aktiviteteve të tjera në ditët e panairit. Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës.

Historiku i Panairit
Shoqata e Botuesve të Kosovës është themeluar në janar të vitit 2000 dhe është e regjistruar në UNMIK si OJQ. Themelues dhe anëtarë të Bordit: Abdullah Zeneli (“Buzuku”), Daut Demaku (“Rilindja”), Mithat Lepaja (“Dija”), Eqrem Basha (“Dukagjini”) dhe Bajram Shatri (“Libri shkollor”)…

Arkivi
Panairi i librit i Prishtinës organizohet çdo vit nga SHBK-ja. Panairi i parë, historik, është mbajtur nga 17-22 nëntor 1999 ndërsa të tjerët organizohen gjatë muajve maj-qershor. Numri i botuesve pjesëmarrës është rreth 100. Kryesisht botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, diaspora.
Sigal